Bota

Aksident në Kosovë/ Përplasen dy makina, 9 persona përfundojnë në spital

 Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

6 Prill 2024, 16:08 Nga r.ll
Aksident në Kosovë/ Përplasen dy makina, 9 persona
foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Klinë të Kosovës. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, është shprehur Rugova. 

aksident ne kosove

Sondazh

Poll