Art&Argëtim

“Të merr shumë kohë…”, Anila Mimani zbulon arsyen e fortë pse nuk do të merrte asnjëherë pjesë në festival

21 Nëntor 2019, 07:24 Nga DOSJA
“Të merr shumë kohë…”, Anila Mimani zbulon

TIRANË– Këngëtarja e njohur, Anila Mimani ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të rinjve, por jo vetëm, pasi vokali i saj është vërtetë unik.

Së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel, ku gjatë intervistës ajo ka folur edhe për muzikën e viteve 2000, dhe hapat e karrierës së saj.

Ndër të tjera, Anila është pyetur nga Jonida Shehu nëse e ka menduar ndonjëherë që të marr pjesë në festival dhe ajo ka kthyer një ‘jo’ të prerë.

Jo asnjëherë, sepse për mua është humbje kohe, sepse do shkosh të bësh prova njëherë, jo po është edhe ajo pjesa e look-ut, grimi, veshja. Të merr shumë kohë festivali dhe në fund nuk shpërblehesh. Nuk merr atë që ti mendon të marrësh.”-shprehet Anila.

Ndërkohë në këtë bisedë ka ndërhyrë edhe këngëtari i njohur Artan Kola, i cili e ka mbështetur Anila Mimanin.

“Nëse flasim për festivale, asnjë në festival nuk fiton ai që shkon për të. Asnjë nuk fiton ga këngëtarët, por vetëm humbasin dhe humbasin nga 3-5 mijë euro dhe fitojnë vetëm organizatorët”, është shprehur ai.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anila mimani anila mimani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Nëntor 2019, 16:55

TIRANË- Përfaqësues të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit kanë qenë të pranishëm në Samitin e përvitshëm të Europa Nostra. Në një deklaratëe për mediat Aleanc...