Bota

Scholz: Nuk kam folur me Putin që prej dhjetorit 2022

Në një intervistë të publikuar sot në mediat gjermane, Scholz tha se pas shpërthimit të luftës, Rusia dhe Ukraina u përpoqën të negocionin, por Moska nuk kishte asnjë qëllim serioz.

28 Mars 2024, 21:24 Nga S.N
Scholz: Nuk kam folur me Putin që prej dhjetorit 2022
Foto Ilustrim

GJERMANI- Kancelari  gjerman Olaf Scholz  ka zbuluar se nuk ka folur me presidentin  rus Vladimir Putin që prej dhjetorit 2022 , edhe pse më herët ata flisnin më shpesh.

Në një intervistë të publikuar sot në mediat gjermane, Scholz tha se pas shpërthimit të luftës, Rusia dhe Ukraina u përpoqën të negocionin, por Moska nuk kishte asnjë qëllim serioz.

“Bisedimet dështuan sepse Rusia i përdori ato vetëm si pretekst për të lëvizur trupat e saj në lindje për një ofensivë të madhe”, tha Scholtz.

Kancelari gjerman iu referua gjithashtu vizitës së tij në Moskë në shkurt 2022, pak para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës . Nga tavolina e gjatë famëkeqe në të cilën u ul për takimin me liderin rus, Scholtz shpjegoi se Putin e thirri sepse ishte "i shqetësuar për koronavirusin".

Së fundi, Scholtz, i cili shpesh është kritikuar për refuzimin e dërgimit të raketave me rreze të gjatë Taurus për të ndihmuar Ukrainën, tha: Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që lufta të mos përshkallëzohet.

"Gjermania do të vazhdojë ta bëjë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme" u zotua Scholtz. Ai shtoi se Putini nuk duhet të mendojë se mbështetja ndaj Ukrainës do të zbhet me kalimin e kohës.

vladimir putin olaf scholtz

Sondazh

Poll