Bota

Maltë/ 18 turistë bëjnë zhytje në grup, por moti përkeqësohet papritur, humb jetën një prej tyre

Sipas autoriteteve, turistët u ndanë në dy grupe dhe morën pjesë në një ekskursion zhytjeje në brigjet e portit Cirkewa.

26 Mars 2024, 20:20 Nga E. D

Maltë/ 18 turistë bëjnë zhytje në grup, por moti

MALTË- Një holandez 45-vjeçar humbi jetën, ndërsa 17 turistë të tjerë u shpëtuan sot, në një pikë popullore zhytjeje në veri të Maltës, pas moti u përkeqësua papritur.

Sipas autoriteteve, turistët u ndanë në dy grupe dhe morën pjesë në një ekskursion zhytjeje në brigjet e portit Cirkewa. Kushtet e motit u përkeqësuan me shpejtësi dhe erërat e forta shkaktuan dallgë të forta.

Menjëherë më pas në helikopter dhe një varkë u mobilizuar për të gjetur turistët të cilin ishin zhytur tashmë. Katër arritën të notojnë deri në breg, një distancë prej më pak se një milje. Ndërsa pjesa tjetër u kap nga deti i stuhishëm, por njëri prej tyre humbi jetën.

turistët

Sondazh

Poll