Ekonomi

Mete: Në Qershor pritet të prezantohen masat lehtësuese të tatimeve mbi pagat

Ai tha se treguesit makroekonimikë janë përmirësuar ndjeshëm duke shtuar se pozicioni i jashtëm ekonomik i Shqipërisë është rritur nga performanca e mirë e sektorit turistik dhe do të vazhdojë të përforcohet duke u shoqëruar edhe me përfitime ekonomike.

26 Mars 2024, 18:21 Nga S.N
Mete: Në Qershor pritet të prezantohen masat lehtësuese të
Ervin Mete

TIRANË- Ministri I Financave Ervin Mete, i pranishmë në Forumin e CEO-ve të Dhomës Ameriakne të Biznesit foli lidhur me vlerësim e Standard&Poor’s për Shqipërinë nga B + në BB-. Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Ai tha se treguesit makroekonimikë janë përmirësuar ndjeshëm duke shtuar se pozicioni i jashtëm ekonomik i Shqipërisë është rritur nga performanca e mirë e sektorit turistik dhe do të vazhdojë të përforcohet duke u shoqëruar edhe me përfitime ekonomike.

“Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro”, tha Mete.

Ministri tha se janë në komunikim të vazhdueshmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji për mbledhjen e të ardhurave. Ai tha se fokus i strategjisë është rritja e mirëadministrimit fiskal dhe ruajtja e qëndrueshme e legjislacionit fiskal.

“Jemi aktualisht në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastin të ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të rishikuar për mbledhjen e të ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokus rritjen e miradministrimit fiskal dhe gjithashtu në frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie të legjislacionit fiskal”, tha Mete.

ervin mete ministia e financave

Sondazh

Poll