Sport

Çudia në Itali/ Shkarkohet trajneri pasi ekipi i tij fitoi 27 me 0

18 Nëntor 2019, 19:30 Nga DOSJA
Çudia në Itali/ Shkarkohet trajneri pasi ekipi i tij fitoi 27 me 0

ITALI- Çudirat ndodhin në botën e futbollit, kësaj here në Itali. Massimiliano Riccini u shkarkua nga detyra e tij si trajner i klubit, Invictasauro, për faktin se udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitore të jashtëzakonshme 27-0.

Ky rezultat ishte fatal për trajnerin e kësaj skuadre nën moshën 18-vjeçare, pasi presidenti i klubit Paolo Brogelli vendosi ta shkarkonte për shkak të mos respektit që tregoi për kundërshtarët.

Ne jemi të habitur dhe thellësisht ndjejmë keqardhje kur dëgjuam se skuadra jonë Invictasauro ka mposhtur 27-0 Marina Calcio’’.

“Vlerat e skuadrave të reja janë më të mëdha sesa këto gjëra. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi në ndeshje”, tha presidenti i klubit, Paolo Brogelli.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport itali massimiliano riccini shkarkohet trajneri ne itali itali massimiliano riccini shkarkohet trajneri ne itali

Sondazh

Poll