Bota

Ushtria izraelite arreston 600 luftëtarë palestinezë në spitalin al-Shifa

Në një deklaratë të përbashkët, ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë thanë se armët dhe dokumentet e inteligjencës u morën.

21 Mars 2024, 18:32 Nga E. D
Ushtria izraelite arreston 600 luftëtarë palestinezë në
fotot ilustruese

GAZA- Ushtria izraelite thotë se rreth 600 luftëtarë palestinezë janë kapur në spitalin al-Shifa dhe më shumë se 140 janë vrarë në betejë.

Në një deklaratë të përbashkët, ushtria izraelite dhe agjencia e sigurisë thanë se armët dhe dokumentet e inteligjencës u morën.

Ndërsa luftimet në spital vazhdojnë, zyrtarë të lartë të Hamasit u kapën dhe një numër i luftëtarëve të Xhihadit Islamik u dorëzuan dhe u transferuan për hetime të mëtejshme, shtoi ai.

Hamasi ka mohuar vazhdimisht se ka luftëtarë në al-Shifa ose përdorimin e spitalit si bazë. E drejta ndërkombëtare thotë se sulmi ndaj objekteve shëndetësore është një krim lufte.

lufta në gaza

Sondazh

Poll