Bota

Hollanda do t'i sigurojë Ukrainës avion luftarak F-16 në një paketë prej 350 milionë euro

Paketa u njoftua nga ministrja holandeze e mbrojtjes Kajsa Ollongren sonte në Kiev, ku ajo kishte shkuar për të solidarizuar.

20 Mars 2024, 21:13 Nga E. D
Hollanda do t'i sigurojë Ukrainës avion luftarak F-16 në
Një avion luftarak F-16

UKRAINË- Holanda do t'i sigurojë Ukrainës 350 milionë euro për municionet e avionëve luftarakë F-16 dhe dronët e avancuar të zbulimit. Paketa u njoftua nga ministrja holandeze e mbrojtjes Kajsa Ollongren sonte në Kiev, ku ajo kishte shkuar për të solidarizuar.

Ministri holandez i mbrojtjes tha se 150 milionë euro do të financojnë raketa të drejtuara ajër-tokë që mund të lëshohen nga F-16, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për dronët e vëzhgimit.

Danimarka, Holanda dhe SHBA-ja presin të dorëzojnë të parin nga dhjetëra F-16 në Ukrainë këtë verë, pasi kanë ngritur një program trajnimi pilotësh dhe kanë dhuruar avionë. Ollongren tha se avioni danez do të mbërrinte i pari dhe do të pasohej nga avionët e parë holandez më vonë këtë vit.

"Kam shumë besim se ne do të fillojmë dërgimin e F-16 këtë verë. Pra, në gjysmën e dytë të vitit F-16-të holandezë do të shkojnë në këtë mënyrë," tha ajo.

avion luftarak f-16 kajsa ollongren

Sondazh

Poll