Bota

Ariu tmerron banorët e një qyteti sllovak, 2 persona përfundojnë në spital

Një grua 49-vjeçare pësoi një dëmtim në shpatull, ndërsa një 72-vjeçar u trajtua për një plagë në kokë. Raportet thanë se policia vazhdoi ta dëbonte ariun nga qyteti në një pyll.

17 Mars 2024, 21:12 Nga E. D
Ariu tmerron banorët e një qyteti sllovak, 2 persona
foto nga vendngjarja

SLLOVAKI- Dy persona janë në spital pasi u sulmuan nga një ari në qytetin sllovak Liptovský Mikuláš, raportuan shërbimet e urgjencës. Një grua 49-vjeçare pësoi një dëmtim në shpatull, ndërsa një 72-vjeçar u trajtua për një plagë në kokë. Raportet thanë se policia vazhdoi ta dëbonte ariun nga qyteti në një pyll.

Lajmi vjen një ditë pasi një grua 31-vjeçare bjelloruse me sa duket ra për vdekje duke u përpjekur t'i shpëtojë një ariu kafe në malet e afërta të Tatras së ulët. Ajo kishte qenë duke ecur me një shoqërues mashkull nëpër një zonë me pyje të dendur dhe lugina të thepisura kur ariu i sulmoi ato.

Sipas burrit, ai dhe gruaja janë larguar në drejtime të ndryshme. Trupi i saj u zbulua më vonë nga një qen kërkimi menjëherë pasi ai thirri për ndihmë. Gjithashu ka pasur një numër sulmesh të arinjve në Sllovaki vitet e fundit, duke përfshirë një sulm fatal në vitin 2021, i raportuar në atë kohë si i pari në Sllovaki për një shekull.

Sondazh

Poll