Insights

Dhunimi i Anxhelës, gratë dhe fëmijët e përdhunuar e të harruar të Shqipërisë!

17 Nëntor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Dhunimi i Anxhelës, gratë dhe fëmijët e përdhunuar e

TIRANË– Një ngjarje e rëndë dhe e shëmtuar u shënua këtë mesjavë në Tiranë, ngjarje që vinte fill pas një parade nga komuniteti LGBT.

Një prej anëtareve të tyre, e njohur si Anxhela në skutat e errëta të kryeqytetit, që është dhe transeksualse u dhunua nga një grup të rinjsh. Kjo është një ngjarje që duhet dënuar dhe zbardhur nga autoritetet përkatëse.

Por ngjarja e rëndë nuk është treguar në mënyrë korrekte, si nga protagonistja, ose viktima në këtë rast dhe nga mbështetësit e saj që ishin të shumtë. Të gjithë së bashku e panë këtë ngjarje si dhunë ndaj komunitetit LGBT, si diskriminim. Janë dhe këto, por së pari është dhunë ndaj një njeriu.

Anxhela, transgjinorja (që sipas banorëve të Tiranës ushtron dhe profesionin e ndaluar të prostitucionit) është një njeri si gjithë ata frymor të tjerë rreth saj. Ajo është një prej të gjithëve dhe asgjë me shumë, dhuna e saj vlen po as sa ndaj një njeriu tjetër qoftë ai gay, lezbike, trans, bisekusuale, hetero, fshatar, qytetar, i pa fe e besimtar.

Por këto nuk i pa askush! As Anxhela, as shoqata që “paguhet” për mbrojtjen e saj dhe as miqtë tanë të dashur diplomatë (Ata pak që reaguan në këtë rast). Mbyllën një sy e bën një vesh shurdh për t’i mëshuar asaj që ata donin, dhunës ndaj një transeksualja dhe diskrimimit.

Prandaj për këta e për këdo lind një pyetje shumë e thjeshtë, naive, e qartë dhe fëminore: Për gratë dhe fëmijët që dhunohen dhe përdhunohen nga mëngjesi në darkë në Shqipëri do reagoj ndokush?

Me sa duket jo. Askush nuk kujtohet për dhunën e përditshme që ushtrohet ndaj grave dhe fëmijëve. Raportet flasin që një përqindje e lartë e grave ndihen të dhunuara dhe dhunohen nga burrat, prindërit fëmijët dhe nga shoqëria.

Po ashtu raporte ndërkombëtare shkruajnë se fëmijët po aq të dhunuar, nga kushdo e kurdoherë. Përdhunimi është ai fenomeni tjetër që harrohet shpejt nga rasti në rast, bëhet zhurmë kur media kujtohet që ndodh, por kaq.

Nuk ka emisione televizive në çdo orë të ditës e as deklarata bombastike nga ambasada të caktuara duke përmendur emër konkret: X grua u dhunua sot dhe në e dënojmë. Apo X fëmijë u përdhunua sot dhe në e dënojmë.

Nuk ka për gratë dhe fëmijët shqiptar se ata nuk kanë një shoqatë, por janë diku në një fshat të largët diku në një cep të Shqipërisë, ku s’ka as ujë, as drita, as rrugë, shkollë e internet jo e jo. Ndodhin por nuk shihen, ose shihen por dikush ka frikë të flas e dikush tjetër hesht me vetëdije se e quan diçka normale të rrahësh një grua apo një fëmijë.

Por problemi nuk është tek njerëzit, është tek media, shoqatat, politika e më tej tek  ndërkombëtarët. Tek këta që jeta e Anxhelës u duket më e vlefshme se jeta e 3 milionë shqiptarëve të tjerë.

Të dashura shoqata për mbrojtjen e njerëzve si Anxhela apo të ngjashmëve të saj, reagoni dhe për këto fenomenet e tjera dhe shumë të tjera si këto dhe mos u viktimizoni duke përdorur mish për top Anxhelën e dhunuar për të treguar se sa keq është në Shqipëri. Sepse jeni po ju që organizoni protesta e parada kur dhe ku dëshironi dhe nuk u thotë kush asgjë.

Fortë të nderuar ambasadorë, shumë mirë që ngrini zërin me deklarata copy-paste për dhunën ndaj Anxhelës, por shikoni dhe dhunën sistematike ndaj një populli të tërë.

Anxhela shërim të shpejtë, por mos u viktimizo. Të dhunuan si njeri dhe jo si transeksuale sepse para ligjit (dhe për shumë të tjerë dhe para Zotit) janë të gjithë të barabartë.

Ndaj dhe Anxhela është një nga 3 milionë shqiptarët e tjerë dhe jeta e saj s’ mund të vlejë as një fije floku më shumë se e askujt tjetër.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione dhunohet transgjinorja anxhela dhunohet transgjinorja anxhela

Sondazh

Poll

Insights 16 Nëntor 2019, 10:14

Një pyetje për Elvën

Nëse një fondacion grek ofrohet për menaxhimin e Gjirokastrës, do ta miratojë Ministria e Kulturës?” iu drejtua me një pyetje provokuese Auron Tare, ministres E...

Insights 13 Nëntor 2019, 18:46

Vizionarja Marku për PP!

TIRANË– Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke resp...