Politike

Protesta e Opozitës, Boçi: Vijmë të bashkuar kundër regjimit të Ramës, portat e blinduara duhet t'i shembim

Po ashtu ai ka theksuar se ata nuk do të rrëzohen dhe të bashkuar do të luftojnë kundër qeverisë së korruptuar të Ramës. 

20 Shkurt 2024, 18:04 Nga I.A
Protesta e Opozitës, Boçi: Vijmë të bashkuar kundër
Luçiano Boçi

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka hapur zyrtarisht fjalimet në protestën e Opozitës, pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se dëshira e sotme e tyre që janë mbledhur në protestë është që të rrëzojnë regjimin e Ramës. Po ashtu ai ka theksuar se ata nuk do të rrëzohen dhe të bashkuar do të luftojnë kundër qeverisë së korruptuar të Ramës. 

"Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Enver Hoxhës, por është e sotmja, është dëshira e qytetarit për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamxhikohet nga regjimi, është zemërimi i biznesit të madh dhe të vogël që i ngushtohet laku në fyt nga taksat. Është revolta e të rinjve, është ai fermeri që vajton produktin e vet, është ofshama e atij pensionistit që pret lëmoshën e tij, është ajo drama e qytetarit shqiptar jeta e të cilit është një udhëtim dantesk drejt ferrit. Sot ne vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Edi Ramës. Jemi të bashkuar në një qëndresë, duhet të vazhdojmë, të mos gjunjëzohemi dhe të mos dorëzohemi. Pushteti i korruptuar i Ramës mbështetet mbi frikën dhe apatinë. Ato mposhten me guximin dhe vendosmërinë tonë. Ai që është larguar këto godina i blindon dhe i mbyll, na takon ne ti shembim ato porta, ti hapim ato porta, sepse duke hapur ato porta i korruptuar kryeministër do gjendet pas hekurave. Vetëm kështu do bëjmë drejtësi”, tha Luçiano Boçi.

luçiano boçi protesta e opozitës 20 shkurt 2024

Sondazh

Poll