Politike

Nesër protesta e opozitës/ Berisha "merr pjesë" në tubimin para Kryeministrisë përmes një video-mesazhi

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar sot planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

19 Shkurt 2024, 14:33 Nga r.ll
Nesër protesta e opozitës/ Berisha "merr pjesë" në
sali berisha

TIRANË-Pasditen e nesërme do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita, e cila do të mbahet para kryeministrisë. Ndonëse në arrest shtëpie, në protestë, ish-kryeministri Sali Berisha, do të jetë "i pranishë" përmes një videomesazhi, i cili ose do të jepet live ose do të jetë me regjistrim. Gjithashtu mësohet se opozita ka marrë leje në polici për rreth 5 orë për zhvillimin e protestës.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka publikuar sot planin e masave të ndërmarra në kuadër të kësaj proteste. Sipas njoftimit, në terren do të jenë 1100 forca policie duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës.

Në gatishmëri pritet të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu mësohet se do të bllokohen disa segmentet rrugore dy orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj. Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

sali berisha protesta e opozites

Sondazh

Poll