6 Shkurt 2024, 07:32
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tradicionalisht në gusht dhe në dhjetor depozitat në valutë, sidomos në euro, shënojnë një rritje të ndjeshme, si rrjedhojë e prurjeve të shtuara të emigrantëve që vijnë pranë familjeve të tyre. Por në dhjetor të 2023-it, depozitat në euro shënuan një rritje minimale, më të ulëtën, të paktën që nga viti 2016, kur banka e Shqipërisë raporton të dhënat për depozitat në euro. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në dhjetor, stoku i depozitave në euro arriti në 7.3 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Por në krahasim me nëntorin, shtesa e kursimeve ishte vetëm 16 milionë euro, një rritje minimale në krahasim me dhjetorët e viteve të kaluar. Psh, në dhjetor 2022, kursimet në euro u rritën me një rekord prej 112 milionë eurosh. Operatorët e tregut pohojnë se një prej arsyeve lidhet me dobësimin e euros, që ka bërë që shumë emigrantë të mos vijnë në vend, duke sjellë si rrjedhojë dhe më pak valutë. Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 15.5% në 2023-n, ose rreth 920 milionë euro më shumë. Muaji më pozitiv ishin korriku e gushti, ku kursimet në euro në banka u shtuan përkatësisht me 130 dhe 286 milionë euro. Shtesa vjetore në 2023 është pothuajse e njëjtë me shtesën e vitit 2022. Ndryshe nga euro, ecuria e depozitave në lekë në dhjetor ishte shumë më pozitive për të dytin muaj radhazi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se stoku i kursimeve në monedhën vendase në dhjetor arriti në 579 miliardë lekë, me një rritje prej 2.5% më krahasim me muajin e mëparshëm, ose 14 miliardë lekë më shumë (rreth 125 mln euro).
Edhe në nëntor, kursimet në lekë u zgjeruan ndjeshëm, me rreth 17 miliardë lekë, më e larta që nga dhjetori 2021. Në ecurinë pozitive të kursimeve në lekë ndikuan individët, që shtuan kursimet e tyre pa afat në banka, që sollën 75% të rritjes. Ndikimi i dytë më i lartë erdhi nga korporatat jo financiare publike. Me bazë vjetore, depozitat në lekë u rritën me 5%, ose 27 miliardë lekë më shumë. Ritmet e rritjes së depozitave në lekë në 2023 u përshpejtuan ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme, kur njohën ngadalësim për shkak të tendencës në ulje të interesave (në 2022 depozitat në lekë me bazë vjetore ranë me 0.1%). Politika shtrënguese monetare, që është shoqëruar me rritje të normës bazë nga banka e Shqipërisë dhe të interesave të depozitave nga bankat, ka ndikuar pozitivisht në ecurinë e kursimeve në lekë. “Monitor” i raporton të dhënat e depozitave të veçuara në lekë dhe në euro, sipas raportimit të Bankës së Shqipërisë në monedhën përkatëse, teksa raportimi i tyre vetëm në lekë është i ndikuar nga zhvlerësimi i euros./ Monitor
euro leku kursim
Ekonomi
6 Shkurt 2024, 07:28
A.Toska
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni i Ekonomisë gjatë mbledhjes së ditës së sotme miratoi disa ndryshime në Ligjin Nr.162/2020,...
Ekonomi
6 Shkurt 2024, 07:22
Foto ilustruese
TIRANA- Në sektorin fason vijon kriza e shkurtimeve të punonjësve. Nga fabrikat e këpucëve dhe veshjeve fason &nbs...
Ekonomi
6 Shkurt 2024, 07:18
E. Shehu
Foto ilustruese
TRIANA- Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës s&eum...
Ekonomi
5 Shkurt 2024, 07:27
Foto ilustruese
TIRANA- Numri i dëmeve pezull nga kompanitë e sigurimit shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autorit...
Ekonomi
5 Shkurt 2024, 07:23
E. Shehu
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria shqiptare do të zhvillojë në muajin shkurt ankandin e parë të obligacioneve me maturim 15 vje&cced...
Ekonomi
5 Shkurt 2024, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në ditët e para të janarit pagesat e thesarit të shtetit hasin vonesa për shkak të planifikimeve t&eu...
Ekonomi
4 Shkurt 2024, 08:29
I.A
Foto Ilustruese
ISLANDË- Pas një rënieje gjatë pandemisë, vitin e kaluar, Islandën e vizituan 2,2 milionë turistë, ...
Ekonomi
4 Shkurt 2024, 08:17
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Valët e të nxehtit gjatë sezoneve të verës kanë dobësuar hidrocentralet, ndërkohë...
Ekonomi
4 Shkurt 2024, 08:08
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Aborti është një temë komplekse dhe me ndikim në shumë aspekte të jetës shoqërore...
Ekonomi
4 Shkurt 2024, 07:50
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Viti i kaluar solli frenim, deri diku, të papritur të normave të interesit në tregun financiar shqiptar. Z...