Art&Argëtim

U përfol për një diss ndaj Mozzik-ut, reagon ashpër Noizy: Këto janë për tu…

9 Nëntor 2019, 09:32 Nga DOSJA
U përfol për një diss ndaj Mozzik-ut, reagon ashpër Noizy:

Reperi Mozzik mbremjen e kaluar ka hedhur në treg projektin e tij më të fundit muzikor të titulluar “Dhelpër Dinake”. Kënga duket se është pritur mjaft mirë nga fansat e reperit pasi që në orët e para të publikimit ka marrë mijëra klikime.

Mozzik duket se ishte kujdesur që tekstin e këngë t’ia kushtonte ish-partneres së tij Loredanës.

“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës së reperit që tregon se raporti i tij me Loredanën ka qenë në një krizë.

Duket se ndjekësit nuk kanë vënë re vetë se kënga është një dedikim por dhe se klipi është i kopjuar nga reperi Noizy, që u përfol dhe që i ka bërë një diss.

Por duket se nga reagimi i fundit i Noizy-t, të gjitha këto teza bien dhe reperi jo që nuk i ka bërë diss Mozzikut, por as nuk mendon që ai ti ketë kopjuar iden e klipit.

Noyzi ka publikuar në Instastoryn e tij një bised të bërë në WhatsApp ku pytet për diss-in: “Postove diçka a?”

Reperi i është kthyer duke i sqaruar të vërtetën, “Gënjejnë, duan që të fusin njerëzit në sherr, këto janë për tu .. ropt, iu kamë bërë bllok të gjithave”-shprehet Noizy ne bisedë.

Kujtojmë që marrëdhënia mes dy reperëve herë pas here ka qenë e tensionuar, nuk dimë si vazhdon marrëdhënia e tyre por reagimi i Noizyt tregon për një qetësim të situatës.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz reperi mozzik reperi noizy reperi mozzik reperi noizy

Sondazh

Poll