Ekonomi

Realizim rekord i të ardhurave tatimore gjatë vitit 2023

Një tjetër arritje e shkëlqyer e Administratës Tatimore është rritja rekord e të ardhurave nga Sigurimet Shoqërore, me 18% me shumë se viti 2022.

16 Janar 2024, 14:07 Nga r.ll
Realizim rekord i të ardhurave tatimore gjatë vitit 2023
foto ilustruese

TIRANË- Realizim rekord i të ardhurave tatimore, me 19% ose 600 mln euro më shumë se viti 2022 dhe 33% ose 900 mnl euro më shumë krahasuar me vitin 2021.

Për herë të parë në historinë e Administratës Tatimore është realizuar rritja 2-shifrore në mbledhjen e të ardhurave tatimore për dy vite radhazi (2022/2023).

Administrata Tatimore ka vendosur një rekord të ri, ku në dy vitet e fundit, rritja e të ardhurave tatimore është 1.2% mbi GDP-në, tregues i punës efektive të Administratës Tatimore, mbështetur në procese të optimizuara duke krijuar një mentalitet të ri operues.

Një tjetër arritje e shkëlqyer e Administratës Tatimore është rritja rekord e të ardhurave nga Sigurimet Shoqërore, me 18% me shumë se viti 2022.

Për herë të parë në 30 vitet e fundit, pagesa nga fondet e buxhetit të shtetit për defiçitin e skemës së pensioneve rezultoi të ishte më e ulëta, me vetëm 0.9% të GDP-së, duke përballuar njëkohësisht edhe rritjen e pensioneve, një tjetër tregues rekord i punës së Tatimeve.

Për tu theksuar që, Administrata Tatimore ka arritur të realizojë rritjen rekord të të ardhurave kundrejt kontrolleve minimale në vend, falë një qasje bashkëpunuese (jo penalizuese) me tatimpaguesin me qëllim ndërgjegjësimin për vetëpërmbushje dhe përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri.

te ardhurat tatimore 2023

Sondazh

Poll