Bota

100 ditë luftë/ Netanyahu i vendosur: Askush nuk do të na ndalojë të shkatërrojmë Hamasin

Pas më shumë së tre muajsh luftë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi se askush nuk do t'a ndalojë atë të shkatërrojë Hamasin.

14 Janar 2024, 13:47 Nga N.F
100 ditë luftë/ Netanyahu i vendosur: Askush nuk do të na
Benjamin Netanyahu

GAZA- Që pas nisjes së sulmeve në Rripin e Gazës kanë kaluar plot 100 ditë. Pas më shumë së tre muajsh luftë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur së fundmi se askush nuk do t'a ndalojë atë të shkatërrojë Hamasin.

Netanyahu tha se Izraeli nuk do të pajtohej me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku Izraeli akuzohet për gjenocid dhe mund të urdhërohet të ndalojë ofensivën e tij.

“Askush nuk do të na ndalojë – as Haga, as boshti i së keqes dhe askush tjetër”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp të shtunën, duke iu referuar Iranit dhe grupeve të tij të lidhura në Lindjen e Mesme, shkruan CNN.

Netanyahu tha se pretendimet për gjenocid, të paraqitura nga Afrika e Jugut të enjten, ishin një sulm hipokrit, duke shtuar se ishte me urdhër të atyre që erdhën për të kryer një tjetër holokaust kundër hebrenjve. Kryeministri pretendoi gjithashtu se disa sende antisemitike u gjetën në tunelet e Hamasit në Gaza, duke përfshirë kopje të "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit. Përveç kësaj, Netanyahu tha, në një shtëpi në Gaza, ata gjetën tabletin e një fëmije me një foto të Hitlerit si mbrojtës.

Ushtria izraelite filloi një ofensivë në enklavën palestineze pasi militantët e Hamasit filluan një sulm brutal ndaj Izraelit më 7 tetor ku persona të armatosur vranë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng më shumë se 200 njerëz. Sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi që nga sulmi i tetorit më shumë se 23,843 njerëz janë vrarë në Gaza.

netanyahu lufta izrael-palestine gaza

Sondazh

Poll