Bota

U organizua për të ekzekutuar një kriminel/ Sulmi me armë në një festë në Meksikë lë 6 të vdekur dhe 26 të plagosur

Policia bën me dije se objektivi i paidentifikuar u vra bashkë me pesë të tjerë, ndërsa 26 persona u plagosën në sulmin që ndodhi herët në mëngjes në komunën e Cajeme.

30 Dhjetor 2023, 10:25 Nga a.l
U organizua për të ekzekutuar një kriminel/ Sulmi me armë
Meksikë

MEKSIKË- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në veriperëndim të Meksikës, ku dyshohet se u shënjestrua një person me të shkuar kriminale, shkruajnë mediat e huaja. 

“Hetimet fillestare tregojnë se ishte një sulm i drejtpërdrejtë kundër kreut të një grupi kriminal i cili kishte urdhër-arrest për tentativë vrasjeje të femrës, vrasje, privim të paligjshëm të lirisë dhe shoqërim kriminal”, tha zyra e prokurorit të shtetit Sonora.

Policia bën me dije se objektivi i paidentifikuar u vra bashkë me pesë të tjerë, ndërsa 26 persona u plagosën në sulmin që ndodhi herët në mëngjes në komunën e Cajeme.

Persona të armatosur të kartelit kanë një histori të shënjestruar të tubimeve shoqërore në Meksikë, ku më shumë se 420,000 njerëz janë vrarë në një spirale dhune të lidhura me drogën që nga viti 2006. Më 17 dhjetor, persona të armatosur hapën zjarr në një festë Krishtlindjesh ku morën pjesë të rinj meksikanë në shtetin qendror të Guanajuato, duke vrarë 11 persona.

sulm ne meksike

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2023, 10:21 a.l

Vala e protestave në Serbi vazhdon

Serbi SERBI- Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan të premten në kryeqytetin&nbs...

Bota 30 Dhjetor 2023, 08:16 I.A

Bota në vitin 2024

Foto Ilustruese Dhjetë prirjet e biznesit për vitin 2024 1.Bankat qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të Amerikë...