Bota

Ndahet nga jeta Dick Marty, politikani që akuzoi UÇK-në për trafik organesh

Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008.

28 Dhjetor 2023, 15:43 Nga r.ll
Ndahet nga jeta Dick Marty, politikani që akuzoi UÇK-në
dicka marty

ZVICËR- Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar partia e tij. Marty ka lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011. Ndër nismat e tij ishin instalimi i një prokurori federal të pavarur dhe dekriminalizimi i abortit.

Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011. Në emër të komitetit, ai hetoi burgjet sekrete të CIA-s në Evropë, duke publikuar një raport në vitin 2006 që thoshte se 14 vende kishin bashkëpunuar me SHBA-në në një "rrjetën e merimangës" të abuzimeve të të drejtave të njeriut. Marty tha se vende të tjera, përfshirë Zvicrën, ishin përfshirë në mënyrë aktive ose pasive në ndalimin ose transferimin e personave të panjohur.

Në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, i cili implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Hetimi i fundit me sa duket ishte katalizatori për një urdhër të supozuar për atentat kundër Marty nga Serbia, e cila kurrë nuk e ka pranuar formimin e një Kosove të pavarur.

Mbi bazën e raporti i tij për Kosovën në vitin 2010, si hetues special për Këshillin e Evropës që kishte pretenduar për trafikim të organeve, duke përfshirë UÇK-në,u themelua Gjykata Speciale në Hagë nga Kuvendi i Kosovës disa vjet më vonë. Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte. Sot, bazuar mbi këtë raport, vijojnë betejën në Hagë prej më shumë se 2 vitesh ish-drejtuesi i UÇK, ish presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

dick marty

Sondazh

Poll