12 Dhjetor 2023, 08:05
Nga I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Ministria e Financave dhe “Termokosi” kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej mbi 80 milionë eurove për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë. Afro 38 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo ngrohje dhe do të mundësohet zvogëlimi i ndotjes në kryeqytet.
Mbi 80 milionë euro është vlera totale e projektit të ri të impiantit diellor në Prishtinë, ku të hënën është nënshkruar marrëveshja e nën-huazimit dhe nën-grantit mes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe ngrohtores së qytetit Termokos.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka treguar se ky projekt e rrit prodhimin e energjisë termike dhe u mundëson edhe 38 mijë qytetarëve të kyçen në rrjetin e Termokosit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se Kosova përfiton nga kjo marrëveshje.
“Ngrohja solare do te mundësojë shfrytëzimin dhe zvogëlojë varësinë ndaj qymyrit. Puna jonë ende nuk ka filluar. Si partner dhe hisedar jam shumë optimist do ta realizojmë në dy tri vite dhe do shohim rezultatet”.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bëri me dije se projekti i ngrohjes nxit rritjen ekonomike dhe përkrah qëndrueshmërinë mjedisore.
“Impanti i ri diellor do të zvogëlojë dukshëm emitimin e dioksidit të karbonit. Sot nuk po nënshkruhen vetëm disa marrëveshje, por po nënshkruhet zotimi ynë që banorëve të Prishtinë të ju mundësojmë zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme”.
Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se nga ky projekt me panele solare do të mbulohen një hapësirë prej 69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, ku do të përfitojnë mbi 38 mijë banorë në Prishtinë.
“Si projekti më i madh në rajon ‘Solar 4 Kosovo’ do të mbuloj me panele solare një hapësirë prej 69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, duke furnizuar 12 mijë konsumatorë me mbi 38 mijë banorë në Prishtinë”.
E drejtori i BERZH-it në Kosovë Sergiy Maslichenko theksoi se nga ky projekt do të ketë përfitime në Prishtinë, meqë ndotja, sipas tij është e lartë.
“Përfitimi është i qartë nga ky projekt. Është projekt i vështirë në kuptimin e zbatimit. Është shembull i mirë i bashkëpunimit mes donatorëve”.
Edhe shefi i seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen Stenbaek tha se 38 mijë qytetarë do të përfitojnë nga kjo ngrohje dhe se do të mundësohet zvogëlimi i ndotjes në kryeqytet.
Ndërtimi i saj do të bëhet nëpërmjet marrëveshjes me BERZH-in që i ka ndarë 23.2 milionë euro, KfW-ja 31.6 milionë euro, granti i Bashkimit Evropian 21.5 milionë euro dhe kontributi i Qeverisë, 4.4 milionë euro.
Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti te ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike te Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas përfundimit të projektit.
Marrë nga Monitor.al
termokosi jorn rohde hekuran murati
Ekonomi
12 Dhjetor 2023, 07:58
I.A
TIRANË- Paga mesatare në ekonomi ka arritur në 71.486 lekë në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas INSTAT, duke sh&...
Ekonomi
12 Dhjetor 2023, 07:45
I.A
LLOGARA- Tuneli i Llogorasë ka qenë objekti më i financuar gjatë këtij viti, ashtu si edhe vitin e kaluar ndër të gjitha pr...
Ekonomi
12 Dhjetor 2023, 07:35
I.A
Foto Ilustruese
Investimet e Huaja Direkte u rritën përsëri në tremujorin e tretë të vitit dhe për herë të par...
Ekonomi
12 Dhjetor 2023, 07:20
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Për herë të parë në historinë e saj ai ekonomi e hapur Shqipëria ka një bilanc të...
Ekonomi
11 Dhjetor 2023, 15:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bashkimin Europian ishte 10.1 për qind, nd&eu...
Ekonomi
11 Dhjetor 2023, 07:35
A.B
Programi i rindërtimit parashikohet të shkojë përtej vitit 2024.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një p&...
Ekonomi
11 Dhjetor 2023, 07:35
A.B
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të Lekut me Euron dhe Dollarin vijon të godasë bizneset eksportuese shqiptare.
Pas sek...
Ekonomi
10 Dhjetor 2023, 19:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, rënia e nivelit të eksporteve në masën minus 8.6 përqind, për periudh&eum...
Ekonomi
10 Dhjetor 2023, 07:20
A.B
Foto ilustruese
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë vit ka shfaqur luhatshmëri të lartë, kryesisht në kahun e r&eu...
Ekonomi
10 Dhjetor 2023, 07:10
A.B
Shumë sipërmarrës, që e nisën aktivitetin në fillim të viteve ’90 u zgjeruan gradualisht, duke rritur të ardhura...