Bota

Bora mbulon Kinën veriore/ Bllokohen rrugët, mbyllen shkollat ​​dhe pezullohet shërbimi i trenit

Një alarm i kuq për stuhi është ngritur në mesditë në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan, dhe shkollat janë urdhëruar të mbyllen edhe në dy qytete të tjera në Henan. Aeroporti Zhengzhou gjithashtu do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 11:00

11 Dhjetor 2023, 13:42 Nga a.l
Bora mbulon Kinën veriore/ Bllokohen rrugët, mbyllen shkollat
Moti i keq në Kinë

KINË-  Reshjet e dëborës gjatë natës në pjesën më të madhe të Kinës veriore kanë sjellë mbylljen e rrugëve dhe pezullimin e klasave dhe shërbimit të trenave.

Një alarm i kuq për stuhi është ngritur në mesditë në Zhengzhou, kryeqyteti i provincës Henan, dhe shkollat janë urdhëruar të mbyllen edhe në dy qytete të tjera në Henan. Aeroporti Zhengzhou gjithashtu do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 11:00

Gjithsej 134 seksione rrugore në 12 provinca, përfshirë 95 në autostrada, u mbyllën që nga ora 7 e mëngjesit për shkak të reshjeve të borës dhe kushteve të akullit. Disa trena në dy pjesë të provincës Shanxi u pezulluan.

Ishte reshja e parë e rëndësishme e borës këtë vit në pjesën më të madhe të Kinës, jashtë zonave malore dhe në verilindje pranë kufirit me Siberinë e Rusisë, shkruajnë mediat e huaja. 

Një shtresë e hollë dëbore mbuloi çatitë dhe makinat e parkuara në qendër të Pekinit. Rrugët ishin kryesisht të pastra dhe punëtorët fshinin borën e mbetur nga trotuaret. Grupi i Transportit Publik të Pekinit tha se 187 linja autobusësh u pezulluan të hënën në mëngjes. Disa linja të metrosë po shtonin trena shtesë gjatë orës së pikut të mëngjesit. 

moti i keq ne kine

Sondazh

Poll