Art&Argëtim

Rikthim me Keisin? Stresi hap zemrën: Jam i martuar, të pres sa nuk është vonë

31 Tetor 2019, 08:38 Nga DOSJA
Rikthim me Keisin? Stresi hap zemrën: Jam i martuar, të pres sa nuk

TIRANË– Reperi Stresi i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, i gazetares Ester Bylyku ka shpjeguar për fansat shumë gjera rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Reperi ka zbuluar për fansat se ai vazhdo të jetë i martuar dhe se ka mundësi që ai dhe Keisi të rikthehen bashkë.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: Stres je single, je në një lidhje?

Stresi: Në gjendje civile akoma jam aktualisht i martuar.

Ester Bylyku: Je i martuar?

Stresi: Po, në gjendje civile,  s’mund të them as singëll, as i dashuruar. 

Ester Bylyku: Stresi burrë i martuar, një sekond, seriozisht je i dashuruar?

Stresi: Jam i martuar, a doje me dit çfarë jam, single, i martuar, i dashuruar, i fejuar, unë po te kthej përgjigje, jam i martuar. 

Ester Bylyku: The jam i martuar, s’mund te them i dashuruar… 

Stresi: Jo s’mund të them single, me bere pytejen, jam burrë i martuar, kam përgjegjësi.

Ester Bylyku: Ok, si është gjendja jote shpirtërore

Stresi: Gjendja ime shpirtërore sa është mirë mirë fare, sa është çka çka, jam ulje ngritje.

 Ester Bylyku: Komunikon më me Keisin, keni më komunikim?

Stresi: Normalisht që ka komunikim…

Ester: Domethënë që nuk e keni mbyll 100%?

 Stresi: Jo nuk mendoj, komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave, kaq nuk mund të them që ka komunikim për të bërë tentativa, çdo gjë shkon me kohen.

Ester Bylyku: E merr ne konsideratë qe te ktheheni ndonjë ditë bashkë?

Stresi: Konsideratë normalisht që duhet ta marrin të dy palët, jo njëra palë.

Ester Bylyku: Po mirë ne po flasim për ty…

Stresi: Po pra normalisht qe po.

Ester Bylyku: E merr?

Stresi: Normalisht që po, sa nuk është bërë vonë

Ester Bylyku: Kur bëhet vonë sipas teje?

Stresi: Nuk e di ajo vjen vetë, kur e ndien

Kujtojmë se dyshja pas ndarjes nuk kanë nguruar të dërgojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrit, e ndërsa nga ana e reperit ka pasur dhe dedikime romantike që na lënë të kuptojmë se dyshja simpatike vazhdon ndjen për njëri-tjetrin.

Ndër të tjera reperi ka treguar dhe planet e tij në muzikë, duke zbuluar se në treg do të hedhë 11 këngë, të cilat do t’i publikoj çdo muaj.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz reperi stresi stresi ben deklaraten e papritur stresi i martuar reperi stresi stresi ben deklaraten e papritur stresi i martuar

Sondazh

Poll