Ekonomi

"Duhet ndryshuar kuadri ligjor për PPP-të"/ Sejko në Komisionin Ekonomisë për projekt-buxhetin 2024: Reduktoni rreziqet

Sejko prezantoi një relacion të gjerë përpara deputetëve mbi projekt-buxhetin 2024, ku u ndal veçanërisht në dy pika.

10 Nëntor 2023, 10:49 Nga h.k
"Duhet ndryshuar kuadri ligjor për PPP-të"/ Sejko në
Genc Sejko

TIRANË-Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë. Sejko prezantoi një relacion të gjerë përpara deputetëve mbi projekt-buxhetin 2024, ku u ndal veçanërisht në dy pika.

Pikat në të cilat guvernatori u referua ishin rritja ekonomike dhe PPP-të. Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ekonomisë, Sejko u shpreh se inflacioni ka pasur rënie progresive.

"Sfidat me të cilat përballemi mbeten serioze dhe komplekse. Të gjithë aktorët institucionalë duhet të jenë të vëmendshëm ndja zhvillimeve ekonomike. Projekt buxheti i vitit 2024 merr jetë në një kontekst të favorshëm. Ekonmia shqipare është përballur me sfida në 4 vitet e fundit, pandemia, tërmeti dhe pasojat sociale dhe ekonomike të luftës në Ukrainë. Këto kanë pasur një faturë të lartë financiare por ekonomia shqiptare ka shfaqur një rezistencë.Për pasojë, për rekuperimit në vitet 2021-2022, aktiviteti ekonomik është rritur në vitin 2023. Ekonomia shqiptare pritet të rritet 3.5% gjatë vitit aktual dhe të shënojë një rritje të mëtejshëm vitin e ardhshëm. Inflacioni ka shënuar rënie progrsive në vitin 2023, deficiti buchetor është në reduktim, borxhi publik dhe i jashtëm ka rënë. Politika fiskale projektohet të ruajë kahun e vet konsolidues në vitin 2024.

Projekt-buxheti i vitit 2024 ruan balancën fiskale dhe rrit masën 2.5 përqind të PPP-së që janë pjesa më kryesore e buxhetit. Ne sugjerojmë të reduktojmë informalitetin dhe duhet një strategji afat mesme lidhur me situatën. Duhet të rishikojmë nevojën që kanë të ardhurat publike. Së dyti në drejtim të strukturës së shpenzimeve ne sugjerojmë të ketë një balancë pozitive në një masë të caktur. Në linjë me rekomandimet tona të mëparshme mbetet një adresim në vijim lidhur me këtë çështje. Në projekt-buxhetin 2024 parashikojnë që PPP-të të krijojnë një lloj disbalance. Mbi adresimin e programeve të PPP dhe në interes të reduktimit të reziqeve dhe ne sugjerojmë tavanet ligjore afatgjata. Përmirësimi i vazhdueshëm kësaj situate do të vinte nëse do të rishikonim këto pika."-tha Sejko. 

projekt buxheti 2024 genc sejko

Sondazh

Poll