Politike

Realizohet për herë të parë transplanti i syve në SHBA

James, 46 vjeç humbi shikimin dhe pati dëmtime të rënda në fytyrë gjatë një aksidenti në punë

9 Nëntor 2023, 22:10 Nga A.TH
Realizohet për herë të parë transplanti i syve në SHBA
Aaron James

SHBA- Aaron James nga Arkansas në Shtetet e Bashkuara është pacianti i parë në botë i cili ka kryer transplant të syve dhe të pjesshëm për fytyrën. James, 46 vjeç humbi shikimin dhe pati dëmtime të rënda në fytyrë gjatë një aksidenti në punë dhe në shkurt të këtij viti mjekët menduan se kishte ardhur koha që ta futnin në një listë pritje për transplantin e syve. Operacioni ishte i vështirë dhe mjaft i rrëzikshëm.

Aaron James pranoi menjëherë që të ndërmerrte këtë operacion, edhe pse jo i bindur se një ditë mund të fitojë shikimin. Por, siç u shpreh ai, të paktën do të kishte sy, një hundë e fytyrë të plotë.

“Procedura shënon një hap të madh për fushën e mjekësisë së transplantit," tha në një email Dr. Oren Tepper, kirurg plastik dhe rindërtues dhe drejtor i Programit të Kirurgjisë Kraniofaciale në Sistemin Shëndetësor Montefiore.

aaron james

Sondazh

Poll