Art&Argëtim

Si një nënë beqare, Arbana Osmani rrëfen për raportin me Jonin: Jo vetëm unë, por edhe gjyshet po e trajnojnë siç duhet

30 Tetor 2019, 13:28 Nga DOSJA
Si një nënë beqare, Arbana Osmani rrëfen për raportin

TIRANË- Arbana Osmani është një prej moderatoreve të suksesshme, njëkohësisht edhe më e përfolura në mediat sociale  për shkak të lidhjes së saj me regjizorin e njohur Eduard Grishaj.

Ajo është shumë e dashur për publikun shqiptar, e sëfundmi ka nxjerrë në  treg edhe librin e dytë të gatimeve, i cili quhet  “Receta për 5 minuta”.

Moderatorja  është shumë aktive në rrjetet sociale ku edhe ndan pothuajse gjithçka nga jeta e saj me ndjekësit.

Së fundmi në  një intervistë për revistën “Who” Arbana ka folur edhe për jetën private dhe për raportin e ngushtë me djalin e saj, Jonin. Gjithmonë  e kemi  parë të tregojë përmes postimeve në Instagram momente të bukura ku i shpreh dashurinë pa kushte si nënë Jonit.

Joni ka ndryshuar jetën time në çdo dimension, duke e bërë më të bukur, por edhe më të lodhshme herë pas here. Me Jonin gatimi është shumë i këndshëm, por edhe sfilitës sepse ka gishta që futen në brum, tasa që derdhen, vezë që rrihen dhe pastaj derdhen, etj. Por unë vdes të gatuaj me të, është një nga kënaqësitë më te mëdha. Joni nuk gatuan vetëm me mua, por edhe me gjyshet, kështu që dalëngadalë po trajnohet siç duhet’, -është shprehur Arbana.

Pyetjes nëse pasioni për kuzhinën e ka ndihmuar që të ushqejë më mirë Jonin, moderatorja është shprehur:  Po besoj që po, edhe pse me fëmijët është e vështirë t’i ushqesh shëndetshëm në kohën kur rrethohen nga shumë gatime jo të shëndetshme. Brezi ynë vërtet është privuar nga shumë gjëra gjatë komunizmit (kur unë kam qenë fëmijë) por mungesa e çokollatave dhe gjellët e mamit na kanë bërë veçse mirë. Unë ashtu si shumë nëna përpiqem që Joni të ushqehet shëndetshëm në shtëpi, por nuk e privoj nga një picë në fundjavë apo nga kokoshkat në kinema.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arbana osmani djali i arbanes gjyshet joni arbana osmani djali i arbanes gjyshet joni

Sondazh

Poll