Ekonomi

“Është shqetësuese”/ Konfindustria kundër Bankës së Shqipërisë: Rritja e normës bazë pasojë për qytetarët

Institucioni përfaqësues i industrive rëndit me shqetësim disa argumenta se rritja e normës bazë të interesit duke e çuar në 3.25 % do të lërë pasojë në forcimin e lekut dhe dobësimin e monedhave të huaja.

7 Nëntor 2023, 10:19 Nga h.k
“Është shqetësuese”/ Konfindustria kundër
Foto ilustruese

TIRANË-Konfindustria ka reaguar ditën e sotme lidhur me veprimet dhe vendimet e marra nga Banka e Shqipërisë. Institucioni përfaqësues i industrive rëndit me shqetësim disa argumenta se rritja e normës bazë të interesit duke e çuar në 3.25 % do të lërë pasojë në forcimin e lekut dhe dobësimin e monedhave të huaja.

Nga ana tjetër ata në reagimin e tyre kërkojnë një shpjegim nga BSH se nuk ka arsyetuar vendimet e marra lidhur me ekonominë që lidhet me qytetarët.

Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen nga Banka e Shqipërisë/BSH me 0,25% të normës bazë të interesit, duke e cuar në 3,25%. Gjithashtu, shqetësuese është edhe paralajmërimi nga BSH për rritje të mëtejshme të pritshme të normës bazë të interesit. Konfindustria vlerëson, se BSH nuk ka arsyetuar, duke mos bërë publike asnjë nga pasojat anësore në ekonominë kombëtare, biznesit dhe qytetarëve në vendimin e saj. Pasoja e parë e drejtëpërdrejtë e rritjes së normës bazë do të jetë forcimi i Lek-ut dhe dobësimi i mëtejshëm i valutave, para së gjithash i Euro-s. Monedha europiane është zhvleftësuar me mbi 15% kundrejt Lek-ut në një periudhë pothuaj 1 vjecarë, duke vënë në vështirësi të mëdha industritë, eksportet shqiptare, duke rrezikuar deri në falimentim.”- thuhet në reagim.

Kujtojmë se në datën 1 Nëntor BSH bëri një deklaratë publike ku njoftoi rritjen e normës bazë të interesit në 3.25, si pasojë e inflacionit.

 

konfindustria rritja e normes se interesit baze

Sondazh

Poll