Art&Argëtim

Këndoi shqip në “The Voice of Greece”, këngëtarja ukrainase tregon arsyen: Admiroj kulturën e vendit

29 Tetor 2019, 19:36 Nga DOSJA
Këndoi shqip në “The Voice of Greece”,

TIRANË- Angelina Statyeva, nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim edhe si “Lule lule”.

Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë, por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz angelina statyeva the voice of greece angelina statyeva the voice of greece

Sondazh

Poll