Ekonomi

“Arritje e madhe që dolëm nga lista gri”/ Sejko në takim me shefen e FMN-së

Sejko u shpreh se kjo do të pasqyrohet në klimën e biznesit, por edhe në mbështetjen që sistemi financiar do të japë për bizneset, nëpërmjet investimeve dhe financimeve.

27 Tetor 2023, 13:05 Nga h.k
“Arritje e madhe që dolëm nga lista gri”/ Sejko në
Konferenca me misionin e FMN-së

TIRANË-Gent Sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, paraditen e sotme gjatë konferencës për shtyp me Shefen e FMN-së e ka cilësuar lajmin se Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Sejko u shpreh se kjo do të pasqyrohet në klimën e biznesit, por edhe në mbështetjen që sistemi financiar do të japë për bizneset, nëpërmjet investimeve dhe financimeve.

Nga ana tjetër Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi se do të vijojë luftën ndaj pastrimit të parave.

Shpreh kënaqësinë time për lajmin shumë të mirë që sapo morëm për daljen e Shqipërisë nga lista gri, për të ritheksuar gjithashtu në emër të Bankës së Shqipërisë, punën e madhe të bërë në këtë drejtim nga të gjitha institucione rregullatore, ligjzbatuese. Ky është një lajm jashtëzakonisht pozitiv, lidhur me vijimin e ecurisë së mirë të sistemit financiar, bankar, por edhe të gjithë ekonomisë shqiptare, pasi do të pasqyrohet jo vetëm në klimën e biznesit, por edhe në aftësinë e sistemit financiar për të mbështetur me investime dhe financime bizneset e vogla, të mëdha dhe të mesme. Ne do të vazhdojmë punën në monitorimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të institucioneve që janë nën përgjegjësinë tonë për të mbajtur të garantuar sigurinë, luftën kundër parandalimit të pastrimit të parave”.-tha Sejko.

shefja e misionit te fmn genc sejko lista gri

Sondazh

Poll