Sport

Ëndrra Euro2024 bëhet realitet, Shqipëria arrin të kualifikohet për në Kampionatin Evropian

Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, Shqipëria, e cila kryeson grupin E, ka arritur që të marrë kryesimin e grupit E me 13 pikë.

12 Tetor 2023, 22:36 Nga I.A
Ëndrra Euro2024 bëhet realitet, Shqipëria arrin të
Kombëtarja kuqezi

TIRANË- Kombëtarja kuqezi ka arritur që të kualifikohet në kampionatin e Euro2024. Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, Shqipëria, e cila kryeson grupin E, ka arritur që të marrë kryesimin e grupit E me 13 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, kombëtarja kuqezi ka dhe dy ndeshje të tjera për të luajtur me Moldavinë në Moldavi si dhe ndeshja e fundit është me ishujt Faroe në Tiranë. Nëse ne arrijmë që të fitojmë ose barazojmë të paktën një prej këtyre ndeshjeve, zyrtarisht marrim pjesë në Euro24 në Gjermani.

Në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 13 pikë, 5 më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Polonia ka 9 pikë, ndërsa Moldavia është me tetë pikë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

kombetarja shqiptare e futbollit euro2024

Sondazh

Poll