Insights

Mentor Kikia:S’i duroj më këta karagjozë dhe qelbësira që paguhen si deputetë me paratë e mia

25 Tetor 2019, 13:48 Nga DOSJA
Mentor Kikia:S’i duroj më këta karagjozë dhe qelbësira

Unë dua që të bëhen zgjedhje parlamentare që nesër. Dhe nuk më intereson fare se cila parti fiton. Dua të jem tërësisht i papërgjegjshëm për forcën politike dhe programin ekonomik.

As ma ndjen fare për negociatat dhe integrimin. Dua vetëm të zhduken nga ai parlament një dyzinë karagjozësh e palaçosh, që marrin guximin e dalin edhe nëpër ekrane.

Edhe ata quhen ligjvënës. Edhe ata paguhen më paratë e mia. Unë punoj 12 orë në ditë, bëj vetëm një ditë pushimn në javë dhe paguaj 25% të pagës time taksë.

Me paratë e mia paguhen këta qelbësira, që nuk dinë të lidhin asnjë fjalë, që bëjnë biznes me mandatin e deputetit dhe që me errin sytë kur i shikoj.

Me paratë e mia këta kanë të drejtë të marrin edhe pension suplementar kur të dalin në pension, që do të jetë sa trefishi i pensionit tim.

Këta palaço cirku kanë të drejtë edhe të kurohen jashtë vendit, po me paratë e mia, kur tu rrezikohet shëndeti.

Po me paratë e mia, këta kanë të drejtë të marrin edhe kredi të buta, po të butra fare, pa interes, për të blerë shtëpi. Unë paguaj kreditë e bankave që të thithin gjakun, kur ta mbarosh.

Ndaj zgjedhje urgjent!

Dhe urgjent shqiptarë, në këmbë, të gjithë. Të hiqen të gjitha privilegjet që deputetët gëzojnë me ligj. Sepse nuk meritojnë as një kacidhe nga paratë e djersës tonë, pale privilegje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog mentor kikia opozita e re ne kuvend mentor kikia opozita e re ne kuvend

Sondazh

Poll

Insights 24 Tetor 2019, 20:20

Ti nuk je babai i fëmijës

Gjendja e femijes sa vinte e rendohej. Mjeket vendosen ta transferonin ne reanimacionin qendror te spitalit. Edhe pse kishin kaluar disa javë qendrimi ne spital...

Insights 24 Tetor 2019, 11:54

Pse protestojnë fermerët dhe blektorët?

Pse protestojnë fermeret/blektoret?Fare e thjesht: 1-Ne botë fshati subvencionohet pasi puna në të është e lodhshme dhe sjell pak fitime ,tek ne nuk subvenciono...