4 Tetor 2023, 14:19
Nga a.l
euro
Leku po vazhdon të fitojë terren në kursin e këmbimit me Euron edhe në ditët e para të muajit tetor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 105.99 lekë, në rënie me 0.64 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Monedha europiane ka rënë përsëri poshtë nivelit të 106 lekëve për herë të parë që prej datës 21 gusht.
Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve. Por, as ky mbiçmim nuk zgjati shumë dhe qysh prej fundit të gushtit në përgjithësi tendenca e kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë në rënie. Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Leku po arrin edhe në vjeshtë nivele të ngjashme me ato të regjistruara gjatë sezonit veror.
Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin se oferta e Euros dhe Lekut në treg gjatë dy viteve të fundit po lëviz në drejtime të ndryshme.
Oferta valutore paraqitet në rritje të ndjeshme dhe kontribuuesi kryesor vlerësohet të jetë turizmi. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2023 deficiti kishte vlerën e 323 milionë eurove, në rënie me 27.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët historik. Të ardhurat neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 577 milionë eurove, në rritje vjetore me 71%.
Vlerësohet se prurjet valutore kanë qenë të larta edhe gjatë tremujorit të tretë, që shënojnë edhe pikun e sezonit veror. Statistikat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitat bankare në Euro në fund të muajit gusht arritën rekordin historik prej 7.1 miliardë eurosh. Në harkun e një viti, depozitat në monedhën europiane janë rritur me më shumë se 1 miliardë euro ose 16.5%. Vetëm për tremujorin qershor-gusht, depozitat bankare janë rritur me më shumë se 500 milionë euro, duke dëshmuar në mënyrë të tërthortë një ndikim të fortë të turizmit në prurjet valutore në ekonomi.
Në krahun tjetër, oferta e monedhës vendase duket të jetë mjaft e shtrënguar, siç dëshmohet nga rritja e dobët e depozitave në Lekë dhe e agregatit monetar M2 në tërësi. Banka e Shqipërisë vlerëson se një ndikim të rëndësishëm në rënien e ofertës së Lekut po luan politika fiskale e Qeverisë.
Në fund të 8-mujorit, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të pothuajse 48 miliardë lekëve, në rritje me 230% krahasuar me një vit më parë. Sasia e madhe e likuiditetit të tërhequr nga Qeveria ka ulur ndjeshëm ofertën e monedhës vendase dhe ka shtuar presionet mbiçmuese për kursin e Lekut./Monitor/
euro
Ekonomi
4 Tetor 2023, 07:15
A.B
Agjentët imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme e konsiderojnë të gabuar formulën që përdoret p&eum...
Ekonomi
4 Tetor 2023, 07:10
A.B
Ankesat e shumta të çmimeve që shpesh bëhen virale në rrjetet sociale nga ana e pushuesve të pakënaqur apo të habitu...
Ekonomi
4 Tetor 2023, 07:05
A.B
OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë ...
Ekonomi
3 Tetor 2023, 07:15
A.B
Në fillim të këtij muaji, hyri në fuqi marrëveshja mes 38 operatorëve telefonikë të vendeve të Ballkanit Perë...
Ekonomi
3 Tetor 2023, 07:10
A.B
Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit ...
Ekonomi
3 Tetor 2023, 07:05
A.B
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujorin e dytë, duke u rritur me vetëm 3.23%, aktivitetet e pasurive t&eu...
Ekonomi
2 Tetor 2023, 07:33
A.B
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po që...
Ekonomi
2 Tetor 2023, 07:33
A.B
Importet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën ...
Ekonomi
2 Tetor 2023, 07:26
a.l
Depozita
TIRANË- Depozitat me afat në lekë po vazhdojnë edhe këtë vit rënien, për të dhjetin vit radhazi. Sipa...
Ekonomi
30 Shtator 2023, 07:29
A.B
Renditja e kompanive më të mëdha në vend, sipas qarkullimit vjetor, “Monitor 200”, për vitin 2022. Rritja e të ardhu...