Aktualitet

VIDEO/ I njejti gabim si me pallatin që u dogj, bllokohet rruga Bardhok Biba në Tiranë për shkak të ndërtimit të një godine

Po ashtu burime për Dosja.al, bëjnë me dije se leja e ndërtimit që po bëhet ky pallat është e njejtë me pallatin që u përfshi ditën e djeshme nga flakët.

15 Shtator 2023, 20:45 Nga I.A
VIDEO/ I njejti gabim si me pallatin që u dogj, bllokohet rruga Bardhok
rruga e bllokuar

TIRANË- Rruga Bardhok Biba është bllokuar prej më shumë se 30 minuta ditën e sotme në Tiranë, për shkak të mjeteve të tonazhit të rëndë. Mësohet se në këtë rrugë po ndërtohet një pallat i ri. Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga Dosja.al, për shkak të mjeteve që përdoren për ngarkesa materialesh, rruga në këtë zonë është e bllokuar.

Po ashtu burime për Dosja.al, bëjnë me dije se leja e ndërtimit që po bëhet ky pallat është e njejtë me pallatin që u përfshi ditën e djeshme nga flakët. Vlen të theksohet se nëse diçka e ngjashme ndodh në këtë pallat, apo në pallatet e tjerë është thuasje e pamundur për të kaluar zjarrfiksja. 

Ditën e djeshme për shkak se mjetet zjarrfikëse nuk arrinin dot që të futeshin, një pallat i ri është shkrumbuar. Kjo solli në vëmendje dhe një tjetër problematikë, që haset shpesh me ndërtimet që bëhen në Tiranë, pasi përveç bllokimit dhe ndotjes, është dhe mungesa e një hapësirë të nevojshme, ku mjetet e urgjencës të kenë akses.

bardhok biba

Sondazh

Poll