Art&Argëtim

“Kejvina është si vajza ime”, ish-deputeti Ndocaj zbulon marrëdhënien me modelen

20 Tetor 2019, 09:42 Nga DOSJA
“Kejvina është si vajza ime”, ish-deputeti Ndocaj zbulon

TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj ka marrë pjesë këtë vit në spektaklin “Dance With Me” Albania, ku  në krah ka modelen  e njohur, Kejvina Kthella duke formuar kështu çiftin konkurues  në këtë garë.

Të ftuar pasditen e së shtunës në emisionin e pasdites në Tv Klan “Rudina”, Ndocaj dhe Kejvina  folën edhe për marrëdhënien e tyre në këtë eksperiencë, ku mbrëmjen e fundit u shpallën edhe si fitues si çifti më i mirë.

Ish-deputeti më tej shpjegoi lidhjen e afërt që kishte me Kejvinën, ku tha se Kthella përveç lidhjes së gjakut që kishin është rritur sëbashku me fëmijët e tij.

 “Kejvina është rritur me fëmijët e mi. Unë me të atin e Kejvinës jemi kushërinj të dytë. Kemi bashkëpunuar me të atin. Kejvina është rritur me fëmijët e mi dhe është si vajza ime”, u shpreh Ndocaj.

“Po jemi rritur bashkë me fëmijët e xhaxhit, në Itali, dhe i thërras xhaxhi normalisht“, tha Kejvina.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eduart ndocajt kejvina kthella eduart ndocajt kejvina kthella

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Tetor 2019, 09:01

TIRANË– Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance ...