Art&Argëtim

‘Shqipëria vend shumë maskilist’, Blendi Fevziu në merak për të bijat: Të ardhmen e tyre e shoh jashtë

20 Tetor 2019, 06:06 Nga DOSJA
‘Shqipëria vend shumë maskilist’, Blendi Fevziu në

TIRANË- Moderatori i njohur Blendi Fevziu është një prej emrave më të njohur  dhe të ndjekur nga publiku shqiptar. I ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko Kush LUAN” Fevziu ka folur edhe për jetën e tij private, për familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Shpesh herë poston edhe në rrjetet sociale  me dy vajzat e tij, por këtë herë duke folur për jetën, arsimin dhe të ardhmen e dy vajzave të tij, moderatori i njohur ka treguar se të ardhmen e tyre e sheh jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu gjatë bisedës, Fevziu tha se në shtëpinë e tij femra ka gjithmonë të drejtë, përfshi këtu pra dhe dy vajzat e tij, përveç  bashkëshortes.

Blendi u shpreh se Shqipëria është një vend shumë maskilist  në raport me vajzat, gratë, nënat për të gjitha femrat shqiptare.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz blendi fevziu shqiperia vend maskilist vajzat blendi fevziu shqiperia vend maskilist vajzat

Sondazh

Poll