Bota

STUHIA në Slloveni! Ursula von der Leyen viziton zonat e përmbytura

9 Gusht 2023, 11:56 Nga f.i
STUHIA në Slloveni! Ursula von der Leyen viziton zonat e përmbytura
Ursula von der Leyen dhe Robert Golob

SLLOVENI- Pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë prekur rajonin, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një vizitë në Slloveni.

Von der Leyen në shoqërinë e kryeministrit slloven Robert Golob mbërriti në qytetin Crna na Koroškem, i cili u prek veçanërisht nga përmbytjet që goditën Slloveninë. Ursula gjithashtu pritet të dikutojë se si BE mund të mbështesë përpjekjet për lehtësimin e përmbytjeve në zonat e prekura në mënyrën më efektive dhe si të zbatohen masat parandaluese në mënyrë që një fatkeqësi e ngjashme të mos përsëritet.

Ndërkohë qeveria sllovene ka vendosur të shpallë të hënën, 14 gusht, ditë solidariteti dhe qytetarët do të kenë një ditë pushimi për të ndihmuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

permbytjet ne slloveni

Sondazh

Poll