Ekonomi

Rriten kërkesat për kredi/ Biznesi i madh dhe individët kërkojnë më shumë, bankat tregojnë kujdes

Për individët ndërkohë refuzimet erdhën për shkak të historikut të kreditit për individët, të tilla si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe historiku nga regjistri i kredive. Po ashtu, të ardhurat e disponueshme ishin një tjetër faktor.

30 Korrik 2023, 23:03 Nga k.m.
Rriten kërkesat për kredi/ Biznesi i madh dhe individët
Foto ilustruese

Bankat po tregohen më të kujdesshme duke refuzuar, por kërkesa e individëve dhe bizneseve për kredi vijoi të rritej gjatë tremujorit të dytë.

BSH në vrojtimin që i ka bërë aktivitetit kreditues shprehet se shkalla e refuzimit të kredive si për bizneset dhe individët u rrit gjatë tremujorit të dytë. Për bizneset arsyet e refuzimit u ndikuan nga të ardhurat nga ushtrimi i aktivitetit, rritja e perceptimit të rrezikut për gjendjen e tyre financiare si dhe statusin e kredive aktuale.

Për individët ndërkohë refuzimet erdhën për shkak të historikut të kreditit për individët, të tilla si historiku i marrëdhënieve me bankën dhe historiku nga regjistri i kredive. Po ashtu, të ardhurat e disponueshme ishin një tjetër faktor.

Bizneset e mëdha kishin kërkesë më të lartë për kredi, kryesisht për mbulimin e nevojave për likuiditet, ndërsa më e ulët ishte kërkesa te bizneset e vogla dhe të mesme.

Ndërkohë, individët kanë vijuar të rrisin kërkesën e tyre nxitur kryesisht nga kredia për banesë. Por, edhe kredia konsumatore erdhi gjithashtu në rritje. Edhe pse rritja e normave të interesit dhe inflacionit e ka ngadalësuar disi aktivitetin kreditues, mjedisi ekonomik vijon të mbetet mbështetës./TopChannel

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ekonomi 30 Korrik 2023, 07:28 I.A

Ndryshimi i strategjisë së NATO-s

Foto ilustruese SHBA- Kur boksierin Mike Tyson e pyetën përpara një ndeshjeje nëse ishte i shqetësuar për planin e një k...

Ekonomi 29 Korrik 2023, 07:24 A.B

Kush e rrëzoi Euron?!

 Forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit me Euron këtë vit po e përball ndoshta, për herë të par...