Bota

Reuters: Kosova blen dronë në kohën kur po përballet me trazira në Veri, por s’dihet për çfarë do të përdoren

Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse.

16 Korrik 2023, 17:58 Nga k.m.
Reuters: Kosova blen dronë në kohën kur po përballet me
Albin Kurti

PRISHTINË- Kosova ka blerë dronë Bayraktar. Lajmin e dha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një kohë kur ajo përballet me trazira në Veri. Në një postim në Facebook, kryeministri Albin Kurti tha se shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt.

Por ai nuk e bëri me dije numrin apo koston e dronëve, madje nuk tha as për çfarë do të përdoren. Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse.

“Kosova tani është edhe më e sigurt dhe gjithmonë krenare,”- tha Kurti, duke shtuar se qeveria e tij në dy vitet e fundit e ka rritur numrin e trupave me 80% dhe buxhetin e mbrojtjes me më shumë se 100%.

Kosova synon të anëtarësohet në NATO, por katër nga anëtarët e aleancës ende nuk e njohin pavarësinë e saj të vitit 2008 nga Serbia./Reuters

albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2023, 16:35 k.m.

Pse është kjo verë kaq e nxehtë?

Foto ilustruese Është nxehtë. Shumë nxehtë. Dhe jemi vetëm në javët e para të verës. Gati një e tre...