REKORD! Euro nuk e ndal rënien, zbret afër 104 lekëve
Pas dy ditësh që euro rezistoi, leku doli sërish fitimtar ditën e sotme. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.
Monedha e përbashkët i është rikthyer rënies së përshpejtuar ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 104.36 lekë, ose 0.22 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është një tjetër rekord historik minimum, që nga koha kur euro filloi të përdorej si monedhë zyrtare në vitin 2002.
Pas dy ditësh që euro rezistoi, leku doli sërish fitimtar ditën e sotme. Në krahasim me fillimin e vitit monedha vendase është forcuar me 10.2 lekë, ose 8.8%.

Në fillim të këtij viti, një euro këmbehet me 114.54 lekë. Në tendencë rënëse ishin dhe valutat e tjera. Dollari ra me 0.9 lekë, në 95.85 lekë, duke u luhatur në nivelet më të ulëta të 12 viteve të fundit. Paundi britanik zbriti në 122.21 lekë, ose 0.27 lekë më pak se një ditë më parë. Në rënie ishte dhe franga zvicerane, me 0.15 lekë, duke u këmbyer me 107.07 lekë. Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e rënies lidhen me ofertën e lartë që ka në treg për euro dhe tërheqjen e saj të dobët nga tregu.
Një faktor i qëndrueshëm i ofertës është valuta informale, ndërsa muajt e fundit shtimi i turistëve ka ndikuar që kjo ofertë të shtohet dhe më tej.
Sa më shumë që po shkohet drejt kulmit të sezonit aq më shumë zhvlerësohet euro. Vitet e kaluar, përgjithësisht rënia sezonale niste në mes të korrikut e kulmonte në gusht, por këtë vit nënçmimi i valutave ka qenë i pranishëm pothuajse përgjatë gjithë vitit dhe është intensifikuar ndjeshëm që nga maji./Monitor
Sondazh
Trupa mjekësore e vjetruar dhe në prag pensioni, rrezikohet zëvendësimi nga emigrimi i të rinjve
Nëse studentet e fakultetit të mjekësisë rezistojnë të pranojnë marrëveshjet për të punuar rreth 5 vite pas ...
Grumbullimi i taksave neto, në vendnumëro në 3-mujorin e parë
Efektiviteti i grumbullimit të taksave në tremujorin e parë të vitit mbeti në vendnumëro, madje me një tendencë shum&e...
Numri i të rinjve të regjistruar të papunë, rritje vjetore me 8% në 3-mujorin e parë
Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë në zyrat e punës ka shënuar rritje në tremujorin e parë të vit...
Universitetet, me rënien më të madhe! Në 5 vitet e fundit kishte gati 22.3 mijë studentë më pak në arsimin e lartë publik
Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë. Sipas të dhënave të INSTAT,...
Inflacioni në Shqipëri po ndihmon qarkullimin e parasë së zezë
Foto ilustruese Inflacioni i qëndrueshëm në Shqipëri për më shumë se një vit, ka “lehtësuar” qarku...
Instituti i Vjenës: Rritja në rajon fillon të dobësohet; Ekonomia shqiptare do të zgjerohet me 3.3% në 2023
Ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet me 3.3% në vitin 2023, sipas parashikimit të fundit të Institutit për Studime Ekonomi...
Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare të Titujve!
Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emëton obligacione nëp&eu...
Ndërtuesit parashikojnë të rrisin sërish çmimet e apartamenteve në tre muajt e ardhshëm, presin më shumë shitje
Foto ilustruese Çmimet e apartamenteve u rritën ndjeshëm tre vitet e fundit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit t&...
Kriza demografike! Vende të lira pune në rritje, punëdhënësit në Shqipëri do të përballen me sfida për t'i plotësuar
foto ilustruese TIRANË- Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje...
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë, sinjalizon për rritje në të ardhmen
Banka e Shqipërisë ka vendosur që të mbajë të pandryshuar normën bazë në 3%. Guvernatori i Bankës së S...
