Aktualitet

Lirohet pas 10 vitesh shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

Ngjarja e tmerrshme ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat dhe “ishi” i gruas, i cili më 16 prill 2013 kishte instruktuar Talabanin dhe shokun e tij shqiptar Altistin Precetaj për rrugën që bënte ish-gruaja e tij.

4 Korrik 2023, 22:40 Nga k.m.

Lirohet pas 10 vitesh shqiptari që sulmoi me acid avokaten italiane

ITALI- Scarger tani është i lirë në Shqipëri. 2 vite para kohe. Rubin Talaban, 41 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg për hedhjen e acidit në fytyrën e Lucia Annibaliait, nuk është më në burg. Sipas mediave italiane, ai ka përfituar nga dispozitat e një ligji për krimet e kryera nga të huajt. Dhe 10 vjet pas atij prilli të tmerrshëm, ka fituar lirinë. 

Ngjarja e tmerrshme ishte porositur nga Luca Varani, gjithashtu avokat dhe “ishi” i gruas, i cili më 16 prill 2013 kishte instruktuar Talabanin dhe shokun e tij shqiptar Altistin Precetaj për rrugën që bënte ish-gruaja e tij. Të dy kishin vëzhguar gruan poshtë shtëpisë dhe më pas e sulmuan Annibalin duke i hedhur acid në fytyrë.

Të dy shqiptarët u dënuan me 12 vite burg, ndërsa ish-bashkëshorti me 20 vjet. Lajmi për lirimin e Rubin Talabanit u dha nga avokati i tij gjatë një seance gjyqësore për trafik droge.

Talaban u arrestua më 1 maj 2013 në San Salvo Marina, në provincën e Chieti, pas 15 ditësh në arrati, i akuzuar për sulm ndaj Lucia Annibali. Ai ishte gati të ikte në Shqipëri. Sipas hetuesve, Talaban do të kishte marrë 30 mijë euro nga Varani, ish-i dashuri i prekur nga një ndjenjë hakmarrjeje për një dashuri të mbaruar. Gjatë hetimeve, në makinën e Rubin Talabanit janë gjetur gjurmë acidi me përqendrim 40%. 

rubin talaban luca varani lucia annibaliai

Sondazh

Poll