Art&Argëtim

10 Tetor 2019, 06:37 Nga DOSJA

BARCELONË- Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore, si gjithmonë ka rrëmmbyer edhe këtë  herë duartrokitjet e forta e të gjata nga publiku spanjoll.

Jaho në veprën e fundit të mbajtur në teatrin e Barcelonës,  në veprën e Puçinit, ka luajtur rolin e skllaves Liu. Performanca  e sopranos shqiptare ka ngritur në  këmëbë të gjithë sallën, ku të ftuarit duartrokitën  për plot nëntë minuta.

Ndësa kritikët pas performancës e kanë cilësuar Ermonelën si të vetmen që është në gjendje të emocionojë të pranishmit në sallë.

Është më se e dukshme, se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të emocionojë të pranishmit në sallë. Ajo  qëndron mbi të gjithë këngëtarët  e tjerë, sidomos kur aftësitë muzikore i kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në kontaktin e parë. Mision i përmbushur,” ka qenë kjo fjala e grupit kritik, pas premierës së veprës në teatrin “Liceu” në Barcelonë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz barcelone ermonela jaho sopranoja shqiptare barcelone ermonela jaho sopranoja shqiptare

Sondazh

Poll