17 aktoret më të urryera nga publiku në botë, ja cilat janë ato !
8 Tetor 2019, 18:35Nga DOSJA
HOLLIVUD – Aktoret më të famshme në botë, pritet që të jenë dhe më të dashurat nga publiku.
Por ky nuk është rasti i këtyre 17 aktoreve Hollivudiane, të cilat me personalitetin dhe karakterin e tyre kanë arritur të tërheqin një valë urrejtjeje drejt tyre nga publiku i gjerë botëror.
A është dhe aktorja juaj e preferuar pjesë e kësaj liste ?
Le t’a shohim së bashku.
17 – Stacey Dash
Aktorja përveç pjesëmarrjes ne filma të njohur Hollivudi, gjithashtu njihet edhe per opinionet e saj të theksuara rraciste. Kjo ka bërë që ajo të jetë pjesë e listës me femrat më të urryera të Hollivudit.
16- Gwyneth Paltrow
Edhe pse fituese e çmimit Oskar, personaliteti elitist dhe snob i aktores, bën që ajo të ketë nga pas një tufë me njerëz që nuk e pëlqejnë atë, përkundrazi, e urrejnë.
15 – Anna Gunn
Ndryshe nga personazhet e tjerë të listës, personazhi i Annës urrehet jo sepse ka diçka që s’shkon me personalitetin e saj, por për shkak të rolit negativ që ajo ka luajtur në filmin ‘ Breaking bad ‘ . Njerëzit mendojnë se roli i saj në film është i njëjtë me karakterin real të sajin, ndaj aktorja merr me qindra mesazhe urryese në ditë.
14- Jane Fonda
Aktorja e cila e ka nisur karrierën e saj që në vitet 60′ renditet si e 14 në listën e aktoreve më të urryera, pasi në vitet 1972 aktorja pozoi në disa foto të cilat kishin një mesazh anti luftë brenda, por për arsye ende të paqarta publiku i keqkuptoi, dhe mori mesazhin se aktorja kishte një mllef brenda saj me veteranët e luftës në Amerikë. Kjo bëri që jeta e aktores të ishte në rrezik, pasi me qindra mesazhe kërcënuese i vinin në ditë nga njerëz të ndryshëm.
13- Hedy Lamarr
E njohur ndryshe dhe si aktorja që zemëroi Papën. Hedy ishte aktorja kryesore e filmit klasik ‘ Ecstasy’ ku ajo gjatë rolit të saj, improvizoi përjetimin e një orgazme. Duke qënë ende tabu në atë kohë, pak pas publikimit të filmit, Papa në Vatikan, mbajti një fjalim ku dënoi ashpër aktoren për veprimin e saj. Kjo bëri që një turmë e çmendur njerëzish te ktheheshin në drejtim të saj, për ta vënë atë poshtë.
12- Teri Hatcher
Aktorja e famshme e serialit ‘ Desperate houseëifes’ renditet si e 12-ta në listën e aktoreve më të urryera në botë. Ky status vjen pasi ajo hodhi në gjyq producentët e serialit, të cilët harruan ti shkruanin emrin në letrat e lamtumirës që bënë gjatë mbylljes së serialit. Kasti i aktorëve të tjerë gjithashtu thanë se ajo kishte një karakter aspak pozitiv, e disa madje e cilësuan atë si njeriu më i lig që kishin njohur ndonjëherë.
11- Anne Hathaway
A jeni dhe ju aq të çuditur sa unë ? Ende nuk dihet arsyeja e saktë se pse Hathaway është kaq shumë e urryer nga njerëzit, por ajo cilësohet si një nga aktoret më antipatike, dhe komentet për të janë më tepër negative sesa pozitive. Opinioni publik e cilëson atë si të llastuar, të trashë dhe mendojnë që ajo nuk e meriton famën që ka.
10- Kristen Stewart
Aktorja e filmit ‘Twilight ‘ është cilësuar si aktorja më pak karizmatike e të tërë kohërave. Paçka se filmat e saj kanë qënë gjithmonë të suksesshëm, njerzit e kanë përshkruar rolin e saj dhe mimikat e saj si të ftohta, dhe thonë se ajo nuk transmeton asnjë emocion.
9- Julia Roberts
Julia mbahet si një nga aktoret më të famshme Hollivudiane, por kjo nuk i ndalon dot gojat e liga, të cilat mesa duket janë shumë, që thonë se aktorja është e mbivlerësuar për statusin që ka, dhe se ka 1000 aktore të tjera më të afta se ajo, por thjesht nuk janë të njohura.
8- Angelina Jolie
Njësoj si Julia Roberts, edhe për Angelina Jolien kritikat botërore të publikut janë të njëjta. Ato mendojnë se Angelin është e mbivelrësuar. Prishja e martesës së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, nga Angelina Jolie solli një valë urrejtjeje drejt saj, e cila mesa duket nuk është larguar ende sot e kësaj dite. Gjithashtu gjestet rebele të Angelinës me kalimin e viteve, nuk e ndihmojnë aspak reputacionin e saj.
7- Sean Young
Aktorja Hollivudiane, njihet për sjelljen e saj të çmendur dhe aspak normale. Ajo është paditur nga shumë aktorë të tjerë, për kërcënimet e ndryshme dhe kanosjet që u ka bërë. Një herë ajo lapërpara shtëpisë së një aktori , një kukull me kokë të shyqer dhe të lyer me gjak, si paralajmërim ndaj tij.
6- Jennifer Lopez
Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Kjo vjen si pasojë e mendimit se sjellja e saj e thjeshtë , është thjesht një akt maskimi por në të vërtetë aktorja i ka harruar rrënjët e saj dhe çdo gjë që i intereson tashmë, është leku.
5- Raven Simone
Aktorja e filmit për fëmijë ‘ Chetah girls ‘ si dhe e shumë filmave të tjerë, desh u pushua nga kompania filmike ku ndodhej, për shkak se mbështëti dhunën që një oficer policie ushtroi ndaj një femre e cila refuzonte të dorëzonte telefonin e saj. Ky lajm u bë viral, dhe njerëz nga e tërë bota e ndëshkuan rëndë veprimin e saj, duke e futur atë në listën e personazheve më të urryera në botë.
4- Megan Fox
Seks simboli i Hollivudit, Megan Fox mendohet se nuk është mjaftueshëm e mirë si një aktore. Aftësitë e saj janë gjykuar shpesh, dhe kritikët e filmave mendojnë se ajo ka përdorur pamjen e saj për të përfituar statusin ku ndodhet.
3- Amanda Bynes
Problemet mendore që aktorja ka hasur vitet e fundit, kanë bërë që ajo të lë një shijë të hidhur në mediat botërore. Veprimet e saj jo etike dhe të çuditshme, kanë bërë që shumë njerëz ta marrin inat, e disa madje dhe ta urrejnë.
2- Lindsay Lohan
Ky emër nuk ju ngjall aspak çudi për renditjen e saj si një nga aktoret femra më të urryera në botë. Porblemet e shpeshta të saj me policinë, drogërat dhe alkolin, si dhe jeta e saj kaotike, kanë bërë që njerzit ta humbin besimin tek ajo, dhe ta marrin inat.
1- Katherine Heigl
Ylli i Hollivudit, mesa duket nuk është njeriu më i durueshëm në botë. Producentët e ndryshëm me të cilët ajo ka punuar, tregojnë se është mjaft e lodhshme dhe e padurueshme të punosh me aktoren. Ato thonë se ajo është shumë kërkuese, dhe mund ta përsërisë një skenë 100 herë, derisa të dalë fiks siç do ajo.
TIRANË– Silvana Bushati, zv/presidentja e Partisë Konservatore është shfaqur krejt ndryshe në rrjetet sociale. Me fustan të bardhë dhe me lule në dua...
TIRANË– Pas deklaratës së djeshme, teksa plot emocione tha se Arbana Osmani është frymëzimi i jetës së tij, regjisori Eduart Grishaj ka treguar një tjetër ...
Kur u zgjodh ministre e Financave për herë të parë para disa muajsh, gjëja e parë që na bëri përshtypje ishte emri i ministres Anila Denaj, e cila nuk vinte nga...
AMERIKË – Robert Berisha ka udhëtuar kohët e fundit drejt amerikës, ku po shijon disa momente relaksi si dhe po përpunon projektet e tij më të fundit.Përpo...
ANGLI – Një bandë kriminale e cila merrej me rrëmbimin dhe përdhunimin e vajzave të mitura, ka rënë nën vëmendjen e policisë dhe të të gjithë publikut ang...
KOSOVË- Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.Ajo publikon herë pas here imazhe të n...
TIRANË– Në rubrikën e sotme të “Dikur” do të kthehemi 20 vite më pas në mbledhjen e Kongresit të dytë të PS-së.Kryeministri i asokohe Fatos Nano kishte dhë...
TIIRANË- Një kompani që prodhon verë, Quinta da Pacheca, u mundëson vizitorëve që të flejnë në fuçitë gjigante që janë vendosur në vreshtat e tyre, ...