Art&Argëtim

“Kur do të martohesh”? Redon Makashi s’i shpëton pyetjes klishe, ja si përgjigjet: Kur të…

7 Tetor 2019, 18:08 Nga DOSJA
“Kur do të martohesh”? Redon Makashi s’i shpëton

TIRANË- Këngëtari i njohur Redon Makashi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në ‘Shiko kush luan’, ku edhe është ngacmuar për jetën private.

“Tani të të kem në skenë dhe mos të të bëj pyetjen legjendare, nuk ka shanse. Kur do të martohesh si përfundim?’, e pyet Luana.

Këngëtari i është shmangur një përgjigjeje të vërtetë duke u shprehur me humor: ‘Kur të martohet Rezi do të martohem unë’, duke iu referuar Rezart Veleshnjës.

Kujtojmë se Redon Makashi pak kohë më parë është shprehur se dëshiron të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku të jetojë me njeriun e zemrës. Por duket se këngëtari e shmangu me lezet pyetjen, duke mos dhënë një përgjigje konkrete.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz redon makashi redon makashi

Sondazh

Poll