Ekonomi

Polarizimi i Rajoneve, bizneset me +50 të punësuar, tkurrje në shumicën e qarqeve

Në Shqipëri gjithë këto vite po ndodh e kundërta, ku qarqet e vendit varfërohen vit pas viti si në drejtim të zhvillimeve demografike, ashtu edhe ekonomisë.

17 Maj 2023, 13:05 Nga a.l
Polarizimi i Rajoneve, bizneset me +50 të punësuar, tkurrje në
Foto ilustruese

Vendet e zhvilluara, kryesisht Europa gjithnjë e më shumë janë duke përqendruar vëmendjen të zhvillimi rajonal, si guri i themelit për të shpërndare rritjen ekonomikë në mënyrë të drejtë.

Në Shqipëri gjithë këto vite po ndodh e kundërta, ku qarqet e vendit varfërohen vit pas viti si në drejtim të zhvillimeve demografike, ashtu edhe ekonomisë.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i bizneseve mbi 50 të punësuar është duke u tkurrur më shpejtësi së paku në 9 qarqe të vendit. Kjo kategori e bizneseve mundëson kapacitete financiare për paga më të larta të personelit, ndaj tkurrja e tyre është një shenjë se arteriet rajonale të ekonomisë po ngushtohen dhe mundësitë po pakësohen gjithnjë e më shumë.

Nga viti 2018 në vitin 2021 Dibra dhe Vlora panë rënien më të madhe në kategorinë e bizneseve me mbi 50 punonjës, përkatësisht me 26.8 dhe 19.2%. Rënia ishte dyshifrore edhe për qarqet e tjera, Gjirokastra me (-10.5%), Korça (-17.8%), Kukësi (-13.6%), Lezha (-15.7%), Shkodra (-2.5%).

Në të kundërt përqindja e bizneseve +50 të punësuar u rrit shumë pak në Tiranë me 1.5%, në Fier 3.3% dhe në Elbasan 1%. Në shkallë kombëtare numri i bizneseve me mbi 50 të punësuar shënoi rënie me 3.8% nga vitit 2028 në vitin 2021.

Reduktimi i madhësisë së bizneseve parë nga këndvështrimi i të punësuarve lidhet edhe me zhvillimet demografike dhe modelin ekonomik të vendit të mbështetur nga vetëpunësimi.

Tranzicioni demografik që ka përfshirë gjithë vendin ka qenë më i dukshëm në qarqet e vendit, duke i bërë ato më pak të preferuara për ndërmarrjet me shumë punonjës.

Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar në vendin tonë janë të përqendruara kryesisht në sektorin e industrisë, kryesisht industrisë fason. Sektori prej kohësh është përfshirë në krizën e mungesës së punonjësve.

Modeli ekonomik shqiptar dhe zhvillimet demografike kanë futur vendin në një rreth vicioz, ku gjithnjë e më shumë njerëz emigrojnë për mundësi më të mira ekonomike dhe nga ana tjetër ekonomia e vendit rrezikon të mos zhvillohet pikërisht nga emigrimi i lartë i fuqisë punëtore.

Ekonomia e vendit tonë në këto tre dekada tranzicion është zhvilluar sipas një modeli ekonomik rastësor, teksa nuk bëhet fjalë për modele zhvillimi me bazë rajonale. Këto zhvillime po thellojnë pabarazinë rajonale, që duket se me reformën territoriale të vitit 2015 u përkeqësuan edhe më shumë.

Marrë nga Monitor 

instat

Sondazh

Poll