Politike

Mbyllet numërimi edhe në Lushnje, si ndahen mandatet për Këshillin Bashkiak

Nga kutitë e numëruara deri më tani, Partia Socialiste ka marrë 24 mandate në total.

16 Maj 2023, 18:42 Nga k.m.
Mbyllet numërimi edhe në Lushnje, si ndahen mandatet për
Foto ilustruese

LUSHNJE- Ka përfunduar edhe në Lushnje procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak për Bashkinë Lushnje. Nga kutitë e numëruara deri më tani, Partia Socialiste ka marrë 24 mandate në total. Më pas, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, 7 mandate, Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt, 4 mandate, ndërsa surpriza është Partia Socialdemokrate që ka marrë 2 mandate.

NDARJA E MANDATEVE: 

Partia Socialiste e Shqipërisë
18730 vota
52.48 %
24 mandate

Bashkë Fitojmë
5619 vota
15.74 %
7 mandate

Partia Demokratike
3092 vota
8.66 %
4 mandate

Partia Socialdemokrate
1998 vota
5.6 %
2 mandate

Partia Republikane Shqiptare
1087 vota
3.05 %
1 mandat

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
989 vota
2.77 %
1 mandat

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
893 vota
2.5 %
1 mandat

lushnje zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll