Politike

Paaftësi apo strategji e KQZ-së? Qytetarët shqiptarë mund të votojnë më shumë se DY herë në zgjedhje

Pavarësisht se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e mohoi faktin se boja fshihet, duke i quajtur spekulime, jo pak raste janë vërtetuar se boja hiqet lehtësisht.

14 Maj 2023, 20:41 Nga A.B
Paaftësi apo strategji e KQZ-së? Qytetarët shqiptarë mund
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Përgatitjet për zgjedhjet lokale të '14 Majit' nisën prej muajsh mirëpo rezultuan dështim i madh. Si fillim dëshoi votimi elektronik e më pas u konstatua heqja e bojës në duart e qytetarëve shqiptarë, duke u dhënë kështu një 'shans' për të votuar sërish. 

Pra, nëse një person do që të votojë sërish për partinë që mbështet, tashmë e ka më të thjeshtë pasi mund t'ja 'hedh' lehtë komisionerëve duke u shfaqur me dorë të pastruar nga boja, e duke shfrytëzuar faktin se ka pasur probleme me pajisjet elektronike të identifikimit (PEI).

Pavarësisht se kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e mohoi faktin se boja fshihet, duke i quajtur spekulime, jo pak raste janë vërtetuar se boja hiqet lehtësisht.

Pra, me këto gabime të KQZ-së, një qytetar mund të paraqitet me mjet identifikimi të një personi tjetër, duke hedhur votë për herë të dytë për kandidatin favorit.  Sesa fleta të pavlefshme do të shohim ditën e hënë, mbetet të shihet!

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll