Ekonomi

Paraja informale dhe fushata elektorale, Ibrahimaj: S'ka lidhje, euron e zhvlerësuan turistë dhe remitancat

Ibrahimaj tha se paraja informale ekzeiston, ka ndikuar në rënien e euros, por nuk ka lidhje me fushatën e zgjedhjeve lokale.

27 Prill 2023, 09:55 Nga F.M
Paraja informale dhe fushata elektorale, Ibrahimaj: S'ka lidhje, euron e
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj ka deklaruar se paraja informale nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Në një prononcim për gazetarët, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj tha se paraja informale ekzeiston, ka ndikuar në rënien e euros, por nuk ka lidhje me fushatën e zgjedhjeve lokale.

Pjesë nga prononcimi: 

A është paraja informale arsyeja e zhvlerësimit? A lidhet me paratë që hidhen në fushatën elektorale?

Delina Ibrahimaj: Nuk ka një elemnt shtesë. Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet që kemi pasur në këtë vit. Kemi pasur një fluks turistësh shumë të lartë, më të lartë edhe se në vitin 2019. Nga ana tjetër ka qenë një vit ku investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka bërë që leku të forcohet. Pra kanë qenë të ndikuara nga remitancat dhe hyrjet e shumta të turistëve. 

delina ibrahimaj vkm 27 prill 2023

Sondazh

Poll