11 Prill 2023, 19:49
Nga k.m.
Foto ilustruese
Masat e sigurisë janë shtuar në Belfast në prag të mbërritjes së presidentit amerikan Joe Biden. Presidenti Biden po viziton Irlandën e Veriut për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe i dha fund gjakderdhjes 30 vjeçare mes grupeve paraushtarake irlandeze dhe britanike.
Presidenti Biden shkon në Belfast në një kohë delikate politike për Irlandën e Veriut.
Ndërsa marrëveshja e paqes i dha fund kryesisht armiqësive 30 vjeçare, Asambleja e Irlandës së Veriut nuk ka funksionuar për më shumë se një vit, që kur partia kryesore unioniste u tërhoq nga qeveria për të protestuar kundër rregullave tregtare për Irlandën e Veriut pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden do të theksojë përparimin e bërë, që kur u arrit marrëveshja dhe do të nënvizojë potencialin ekonomik të Irlandës së Veriut.
Banorët e Belfast-it ishin optimistë për vizitën e presidentit amerikan dhe shpresojnë se ajo do të ndihmojë të nxisë politikanët për t'u kthyer në qeverinë e ndarjes së pushtetit që nuk po funksionon.
“Mendoj se është mjaft e rëndësishme që figura të rëndësishme politike të përfshihen në paqe. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që Bideni do të vizitojë vendin, veçanërisht tani, kur gjërat janë paksa të trazuara për momentin. Pra, po, mendoj se është vërtet mirë”, thotë Olivia Walker, banore e Belfastit.
Ndërsa një brez i tërë është rritur pa frikën e vazhdueshme të dhunës, ndarjet mbi trashëgiminë e konfliktit mbeten.
“Mendoj se është shumë domethënëse. Është një mënyrë e mirë për të nderuar atë që kanë kaluar njerëzit e Irlandës së Veriut. Është një mënyrë e mirë për të njohur historinë e saj dhe mendoj se është një mënyrë e mirë për të treguar mbështetje, veçanërisht me historinë e familjes së tij”, thotë Scott Lemphers, banor i Belfastit.
Sulme të herëpashershme nga kundërtarë të marrëveshjes, bënë që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar të rrisin nivelin e kërcënimit nga terrorizmi në Irlandën e Veriut./VOA
irlande joe biden ne irlande
Politike
11 Prill 2023, 18:59
k.m.
Edi Rama, Bora Muzhaqi dhe Pandeli Majko
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Pandeli Majkon. Teksa kërkonte me ngulm nj&eum...
Politike
11 Prill 2023, 18:58
k.m.
Edi Rama, Benet Beci dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka një "fiksim"...të fitojë Bashkinë e Shkodrë...
Politike
11 Prill 2023, 18:55
k.m.
Takimi
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka tentuar që të afrojë Erion Braçen me Taulant Ballën, por sërish nuk ia ka dal&...
Politike
11 Prill 2023, 18:53
k.m.
Pamje nga mbjellja e pemëve
TIRANË- Nga “Parku Europa” pranë sheshit Skënderbej, kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemë...
Politike
11 Prill 2023, 18:49
k.m.
Tërmet Peçi, Edi Rama dhe Damian Gjinkuri
TIRANË- Rama provokon sërish. Sot në nisje të fushatës, kryeministri Edi Ram...
Politike
11 Prill 2023, 18:29
k.m.
Edi Rama dhe Erion Veliaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar premtimet e bëra nga Belind Këlliçi për transport pub...
Politike
11 Prill 2023, 18:21
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se ...
Politike
11 Prill 2023, 18:07
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e fushatës zgjedhore për 14 majin. Në fjalë...
Politike
11 Prill 2023, 18:05
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Takimi mes presidentit Bajram Begaj me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pë...
Politike
11 Prill 2023, 18:05
k.m.
Gabriel Escobar dhe Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me të dërguarin special të Shteteve të...