Aktualitet

Nga Libani në Portin e Durrësit me naftë kontrabandë/ Gjykata liron nga burgu kapitenin dhe 3 marinarët e huaj, izolohen në anijen e sekuestruar

Të arrestuarit janë identifikuar si Zuhair Alkëafi 54 vjeç kapiteni i anijes, Muavid Ali Altabir 25 vjeç, Amad Abushala 43 vjeç, të tre nga Libia, dhe Badr Teezini, 25 vjeç nga Siria.

20 Mars 2023, 14:55 Nga a.l
Nga Libani në Portin e Durrësit me naftë kontrabandë/
Porti i Durrësit

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka ndryshuar liruar nga burgu 3 prej anëtarëve të ekuipazhit të anijes “Queen Majeda”, e cila në shtator të vitit të kaluar u kap me naftë kontrabandë . 6 muaj më vonë i njëjti gjyqtar me kërkesë të prokurorisë vendosi ndryshimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “detyrim të qëndrimit në një vend të caktuar” dhe konkretisht në anije, e cila ndodhet e ankoruar në kalatën e mjeteve të sekuestruara për kontrabandë mallrash në portin e Durrësit.

Të arrestuarit janë identifikuar si Zuhair Alkëafi 54 vjeç kapiteni i anijes, Muavid Ali Altabir 25 vjeç, Amad Abushala 43 vjeç, të tre nga Libia, dhe Badr Teezini, 25 vjeç nga Siria. Ata janë vë në në pranga në kuadë r të operacionit të koduar 'Ring'.  Prokuroria kërkoi të zëvendësohet masa e sigurimit “Arrest ne burg” me atë të “detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar”, konkretisht në territorin ku është ankoruar anija Queen Majeda, në portin e Durrësit.

6 muaj më parë gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg” për kapitenin e anijes Zuhair Alkëafi, dy ndihmësit Muajid Altabir, Amad Abushala, si dhe punonjësin e ngarkim shkarkimit sirianin Badr Tezini. Ata akuzohen për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim. Kjo masë është ndryshuar në mes të muajit mars, ndërsa hetimet vijojnë. 

queen majeda

Sondazh

Poll