Aktualitet

Nënshkroi 'tenderin' e fundit...ç'po bënte Lefter Alla disa orë para se të prangosej nga SPAK?

Bëhet fjalë për 860 mijë dollarë, që sipas tij do të investoheshin në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.

15 Mars 2023, 23:01 Nga k.m.
Nënshkroi 'tenderin' e fundit...ç'po bënte
Lefter Alla para arrestimit

BULQIZË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur 13 orë më parë në Bulqizë, kur Lefter Alla ishte ende i lirë dhe jo në prangat e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ishte 'tenderi' i fundit që ai nënshkroi, por kësaj herë para kamerave. Bëhet fjalë për 860 mijë dollarë, që sipas tij do të investoheshin në disa fshatra të disa njësive administrative në Bashkinë Bulqizë.

"Marrëveshja që #BashkiaBulqizë nënshkroi me Fondacionin #IslamicReliefAlbania parashikon investime në këto fshatra, konkretisht në Rrjetin e furnizimit me ujë; Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar 7 autoambulanca të kompletuara me të gjitha pajisjet e nevojshme; Mbështetjen e zhvillimit rural, përmes ngritjes së 25 fermave të vogla, ku familjeve do t’u mundësohen edhe një sasi e konsiderueshme bagëtish,"-shkruhet në postim. 

Nënshkroi 'tenderin' e fundit...ç'po bënte
Lefter Alla para arrestimit

Por disa orë më vonë, në duart e tij nuk ishte më stilolapsi, por prangat e vendosura nga SPAK, ndërkohë që bashkë me të u arrestuan edhe disa zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Arrestimi i tij vjen në një periudhë ku jemi 60 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 Maj, por para se të bëhet zgjedhja e kreut të ri, do të duhet që fillimisht të gjendet zëvendësuesi i tij.

lefter alla arrestohet lefter alla

Sondazh

Poll