Aktualitet

Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në Sarandë, ka të plagosur

Nga të dhënat e deritanishme, njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Geart Çoçka ka pasur një goditje në kokë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë tjetri nuk kishte probleme.

12 Mars 2023, 21:23 Nga k.m.
Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në
Pamje nga aksidenti

SARANDË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të qytetit të Sarandës, ku dy mjete janë përplasur me njëri - tjetrin.

Nga aksidenti mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital. Nga të dhënat e deritanishme, njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Geart Çoçka ka pasur një goditje në kokë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë tjetri nuk kishte probleme.

Ende nuk dihet cili ka qënë shkaku i aksidentit, por hetimet vazhdojnë pasi specialistët ende ndodhen në vendngjarje.

geart Çoçka

Sondazh

Poll