Aktualitet

Largimi i Lineker, anulohet dhe transmetimi i Sportsworld në radio, tifozët bëjnë tifo për prezantuesin: Unë jam me Garyn! (FOTOT)

BBC shkruan se Sportsworld ishte planifikuar të zgjaste katër orë - nga ora 14:06 deri në 18:00 GMT - por aktualisht nuk është në transmetim.

11 Mars 2023, 16:49 Nga F.M
Largimi i Lineker, anulohet dhe transmetimi i Sportsworld në radio,
Tifozët

BRITANI E MADHE- Largimi i Gary Lineker ka bërë që të pezullohet edhe transmetimi radiofonik në gjuhën angleze i Shërbimit Botëror të BBC-së, i cili ka një audiencë globale.

BBC shkruan se Sportsworld ishte planifikuar të zgjaste katër orë - nga ora 14:06 deri në 18:00 GMT - por aktualisht nuk është në transmetim.

Ndërkohë, Gary Lineker është brenda stadiumit King Poëer të Leicester City, që luan kundër Chelsea-t.

Tifozët kanë bërë foto me prezantuesin dhe në duar mbajnë pankarta në mbështetje të tij.

“Unë jam me Garyn”, shkruhet në to.

Ç'ka ndodhur? 

Lineker nuk do të prezantojë "Match of the day" këtë fundjavë pasi BBC njoftoi se postimi i tij i fundit në 'Tëitter' që krahasonte planin e qeverisë për emigrantët e paligjshëm me Gjermaninë naziste shkelte rregullat e paanësisë. Korporata tha se Lineker do të tërhiqej nga prezantimi i programit derisa ai dhe shefat e tij të binin dakord për përdorimin e tij të mediave sociale. 

E gjitha nisi pasi, sipas Lineker e komentoi çështjen e emigrantëve si një politikë jashtëzakonisht mizore të drejtuar ndaj njerëzve më të cenueshëm në gjuhë jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30. Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman iu përgjigj duke u shprehur se ishte e fyer nga këto komente.

gary lineker shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll